Aktualitet

“Marr 25 mesazhe në ditë”, kush po e kërcënon deputetin e PS?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 17/10/18 |
b.f

Deputeti i PS njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe thotë se çdo ditë merr 25 mesazhe kërcënuese e shantazhuese nga biznesmenët e lojërave të fatit. Kush po e kërcënon Braçen? Pse ai nuk i dërgon emrat në prokurori. Pse mazhoranca nuk flet për këtë çështje? Janë shumë pikëpyetje që ngriten, pas pretendimit të Braces për kërcënime.

Deklaratën ai e ka bërë në media, në emisionin ‘Kafein’ në INTV. “Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie (bixhozi dhe bastet sportive) në këtë vend. Janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash.

Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar, ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online, nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë”, tha deputeti socialist.
/Opinion.al

Pas