Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marku: PD në pikë kritike, rrezikojmë të jemi në opozitë edhe pas 4 vitesh

2021/07/17 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku  mbajti fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar që selia blu po zhvillon sot.


Marku tha se në qarkun që ai drejtoi blerja e votës ishte e dukshme teksa theksoi se po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedurave të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku.

“Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Pritje, dhe të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjim më të përforcuar, me një shumicë solide votash. Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve, qeveria e Edi Ramës u angazhuar në një operacion masiv të blerjes së votës. Si drejtues i Qarkut Lezhës, ishte e dukshme. Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku. Po ju jap një fakt për të kuptuar ase në çfarë situatë ishim ne për shkak të këtyre manipulimeve. Në prill të këtij viti Mirdita kishte 528 punonjës. Bashkia para ca vitesh ishte 100 punonjës. Megjithatë, me punën e jashtëzakonshme të PD në këtë qark, ne arritëm të fitonin 33 mijë e 96 vota. Rezultat ky i përkthyer në mandate 4 nga 7 që ka. Ndihem krenar, s’dua t’i fyejë ata që kanë punuar për PD. Për shkak të një përllogaritje apo keqdashje, por jam krenar që punova me ta. E kam pasur hangari të merrem me politikë dhe zgjedhje, por ndihem krenar dhe mirënjohës që na mbështeten. Morëm një rezultat shumë të mirë. Madje edhe më të mirë se rezultati i vitit 2009, pasi kam qenë kandidat për deputet. Për 2300 vota se morëm mandatin e pestë. Mirënjohje për ata njerëz. Ne fituam edhe në qytetin e Laçit, apo dhe në Lezhë. Kjo është e re”, tha Marku.

Më tej ai theksoi se duhet një strategji e re që PD të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Marku u shpreh  po ashtu se kjo forcë politike është është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultatit.

“Duhet të ketë një qasje nga PD që të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Duhet të ndryshojmë strategji, taktika, fushatën. Por kjo është histori që duhet diskutuar. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendomë këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapin kohën politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; na vodhën prapë. Ose masakër zgjedhore. Duhet të mendojmë që mos të na vjedhin sërish. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë derën hapur. Por diçka nuk shkon, t’i mbyll kuvendin, voton dhe pastaj flas unë këtu. Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar.”, tha ai.

Pjesë nga fjalimi i Mark Makut në Kuvendin Kombëtar të PD 

Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjim më të përforcuar, me një shumicë solide votash. Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve nga qeveria e Edi Ramës e cila u angazhua në një operacion masiv të blerjes së votës. Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku. Po ju jap një fakt për të kuptuar se në çfarë situatë ishim ne për shkak të këtyre manipulimeve. Në prill të këtij viti Mirdita kishte 528 punonjës. Bashkia para ca vitesh ishte 100 punonjës. Megjithatë, me punën e jashtëzakonshme të PD në këtë qark, ne arritëm të fitonin 33 mijë e 96 vota. Rezultat ky i përkthyer në mandate 4 nga 7 që ka. Ndihem krenar, s’dua t’i fyejë ata që kanë punuar për PD. Për shkak të një përllogaritje apo keqdashje, por jam krenar që punova me ta. E kam pasur hangari të merrem me politikë dhe zgjedhje por ndihem krenar dhe mirënjohës që na mbështeten. Morëm një rezultat shumë të mirë. Madje edhe më të mirë se rezultati i vitit 2009, pasi kam qenë kandidat për deputet. Për 2300 vota se morëm mandatin e pestë. Mirënjohje për ata njerëz. Ne fituam edhe në qytetin e Laçit, apo dhe në Lezhë.

Duhet të ketë një qasje nga PD që të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Duhet të ndryshojmë strategji, taktika, fushatën. Por kjo është histori që duhet diskutuar. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendoni këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik ne këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapim kohën politike, nëse s’jemi në kohë politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; “na vodhën prapë”. “Ose masakër zgjedhore”. Duhet të mendojmë seriozisht që mos të na vjedhin sërish. Na kanë vjedhur një herë, nuk bëhet fajtor i vjedhur për vjedhësin. Kur të vjedhin për herë të dytë, e ke një farë faj. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë bravën hapur. Duhet të mendojmë më seriozisht. Ky kuvend do të prodhojë për fat të keq…pasi u mbyll pa filluar. Madje dhe diskutimet tona janë qesharake, se po flasin pasi janë mbyllur votimet. Nisi procedura dhe po bëhet votimi. Teorikisht nuk duhet të flisja. Ndihem i fyer, për mënyrën se si u zhvillua diskutim, pasi ti mbyll Kongresin dhe bën votimin, dhe unë diskutojë këtu. Është teatër absurd. Por nuk prish punë, le ta luajmë këtë teatër absurd.

Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie. Do të miratojë disa propozime të zakonshme për ndryshime statusore për zgjerimin e kryesisë, apo zgjerimin e kuvendit, apo mënyrat e zgjedhjes së kandidaturave të pushtetit vendor. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi. S’ka çaluar puna jonë se kryesia ka pasur pak anëtarë. Apo jemi këtu ku kemi për shkak se Kuvendi ka pasur 100 e duhet ta bëjmë 500. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar! Kemi thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme, Kjo për PD, për vendin dhe shoqërinë shqiptare. E shendojmë PD në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenit në opozitë. Komoditetin e të punuarit për të qenë në opozitë, pa perspektivë të ardhjes në pushtet. Siç e ka thënë dhe akademiku Fuga; ndodhemi para rrezikut që ta disfunskionalizojmë PD-në si opozitë, duke e shndërruar në dekor të regjimit. Se opozitë ka dhe në vende jodemokratike si Rusia, edhe në Bjellorusi, edhe në Turqi dhe Venezuelë, por forcat që mbajnë gjallë regjimin janë në pushtet dhe opozita po aq në opozitë.
Etiketa: mark markuPD


Ju sugjerojmë

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

1 Gusht, 2025 9:52 am
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
Bota

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

1 Gusht, 2025 9:36 am
Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
Bota

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

1 Gusht, 2025 9:13 am
Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
Aktualitet

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

1 Gusht, 2025 9:01 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 8:47 am
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

1 Gusht, 2025 8:36 am
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Aktualitet

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

1 Gusht, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Para
Historia me simpatizantin, Duma:S’kemi ne 2 kriminelë për të arrdhur në…

Historia me simpatizantin, Duma:S'kemi ne 2 kriminelë për të arrdhur në...

Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, vetëm një viktimë

Kosova regjistron dy raste me Covid-19

Digjet në mes të rrugës makina e policisë

Video/Makina përfshihet nga flakët në mbikalimin e Kamzës
















TE FUNDIT

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
1 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare....

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
1 Gusht, 2025

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që...

Lexo më shumë

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
1 Gusht, 2025

Kroacia po shënon 30-vjetorin e çlirimit të saj nga pushtimi i pjesshëm me një paradë ushtarake. Por festimi ngre pyetje...

Lexo më shumë

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
1 Gusht, 2025

Një ditë më parë (31 korrik), u bë publike një letër ku kompania amerikane e lobimit, Coninental Strategy, e kontraktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com