Aktualitet

Marku në Lezhë, ish-zëdhënësja e PD: Si të hedhësh në erë komisionin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:54 - 18/01/21 |
Doriana Çepunaj

Pas vendimit të Partisë Demokratike për caktimin e ish-deputetit Mark Marku si drejtues politik në qarkun e Lezhës, ka reaguar ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

Në një postim në Instastory, Mëhilli ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputet në PD. Ish-zëdhënësja e PD shkruan se një drejtues politik qarku zgjodhi kandidaturat për deputetë të Partisë Demokratike në tërë Shqipërinë.

“Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, shkruan Mëhilli./Opinion.al

Pas