Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marksizmi e ka vendin në koshin e historisë

2018/05/17 at 6:00 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Marksizmi e ka vendin në koshin e historisë

Nga Alba Kapa


Në emër të vizionit Marksist për një “shoqëri të re” dhe për“njeriun e ri” revolucionet komuniste dhe socialiste shkaktuan vrasje massive, genocid, burgim dhe tortura për qindramiliona njerëz anembanë botës. Historianët llogarisin se në këto përpjekje për të krijuar një botë të re dhe më të mirë socialiste, regjimet komuniste vranë rreth 100 milionë njerëz.

“Ka vetëm një mënyrë …sesi tranzicioni nga shoqëria e vjetër tek lindja e përgjakshme e shoqërisë së re mund të shkurtohet, të thjeshtohet dhe të përqëndrohet, dhe kjo është nëpërmjet terrorit revolucionar” shkruan fjalë për fjalë Marksi.

Marksi në fakt ka lënë pas jo vetëm teorinë e tij mbi kapitalizmin, por edhe manualin e përdorimit për revolucionin dhe vrasjet masive. Bashkë me Englesin ai shkroi një udhëzim për Komitetin Qëndror të Internacionales Komuniste në mars të vitit 1850. Marksi u bë avokati i dhunës me çdo kusht, i hakmarrjes kundër të gjithë kundërshtarëve, deri në fitoren përfundimtare dhe totale të revolucionit.

Po këto janë të gjitha të ditura dhe të thëna, të dëgjuara dhe të folura, të studiuara dhe të botuara. Cfarëështë ndryshe këtë 200 vjetor?

Kina u përpoqshumë këtë vit që bota ta kuptojë drejt Marksin, jo vetëm me statujën e dhuruar në vendlindhjen e tij, por edhe me sponsorizimin e konferencave, ekspozitave, promivimit të librave në të gjithë botën. E gjitha kjo për tënderuar ideologjinë e komunizmit! Dhe për këtë qëllim, qeveria kineze nën drejtimin e Partisë Komuniste të Kinës mendohet se ka harxhuar miljarda euro.

Maja e festimeve të 200 vjetorit të lindjes së Marxit ishte vendosja e statujës së tij në qytetin e lindjes Trier në Gjermani, dhuratë e qeverisë kineze. Shtypi lokal shkroi se ndonëse shtatorja 5,5 me e lartë ishte e padëshiruar nga banorët e qytetit, ajo u zbulua nga autoritetet lokale nënjë ceremoni festive në 5 maj ku mori pjesë vetë Kreu i Komisionit Europian ndonëse përfaqësues të ish vendeve komuniste që sot janë në BE e kundërshtuan përpjekjen për të rehabilituar një ideologji që i mbajti ata të izoluar për gati gjysem shekulli.

Jean-Claude Juncker, në fjalën e tij në Trier, foli për komunizmin pa përmendur as krimet e tij dhe as viktimat. Duke u shprehur se idetë nuk kanë konsekuenca, ai shtoi se “Karl Marksishte një filozof i cilimendonte në të ardhmen, measpirata kreative, dhe sot, ai përfaqëson gjëra për të cilat nuk është përgjegjës dhe të cilat nuk ika shkaktuar ai, sepse shumë nga gjërat që ai tha u rishkruan pas vdekjes së tij duke u tranformuar.”

Por nëse përpjekjet e Kinës për të ngritur në pedestal Marksin kuptohen, bën gjithnjë e më habi mbështetja që marksizmi merr nga institucionet e BE.

Festimet e turpshme për 200 vjetorin e Marksit në fakt nuk filluan këtë vit. Me rënien e Perdes së Hekurt, pra për 3 dekadat e fundit, filozofia “e majtë” e ka dominuar arsimin, median, politikën dhe kulturën në botën e lirë dhe demokratike. Aq sa lavdet për Marksit pas krizës financiare të vitit 2008 vinin edhe nga gazeta zyrtare e Vatikanit, L’Osservatore Romano. Në një artikull botuar në 2009 ajo lavdëronte diagnozën e Marksit mbi pabarazinë e të ardhurave, pra njeriun që kishte deklaruar se feja është opium për popujt!!

Komunizmi vrau mbi 100 milionë njërëz në shekullin të 20të, më shumë se cdo “izm” tjetër! Ne, shqiptarët jemi ndër popujt viktimë të kësaj ideologjie vrasëse dhe çnjerëzore.Atë që Marksi quante kapitalizëm, ne sot e quajmë LIRI!Ndaj ështëthellësisht shqetësuese që 200 vjet pas lindjes dhe 100 vjet pas Revolucionit Bolshevik, Bota e Lirë jo vetëm nuk mbron vlerat e saj, por promovon ideologji që kanë qëllim shkatërrimin e saj!

 

 

 

Etiketa: alba kapa


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Donnarumma drejt Liverpool, Milani kërkon 70 milionë euro

Donnarumma drejt Liverpool, Milani kërkon 70 milionë euro

Video Opinion/ Rama dhe Xhafa thyejnë heshtjen!

Video Opinion/ Rama dhe Xhafa thyejnë heshtjen!

Foto nostalgjike, ja si dukeshin disa vite më parë femrat e njohura shqiptare

Marina ka ditëlindjen, Luana i bën dedikim special
















TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com