Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marksizmi dhe ekstremizmi islamik, lidhen keshtu…

2016/04/03 at 10:39 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Marksizmi dhe ekstremizmi islamik, lidhen keshtu…

Nga Damon Linker


Anti-liberalizmi po shijon momentin e tij. Dhe po ndodh në të gjithë pikat e spektrit politik. Fanatikë fetarë vetëvrasës, tani godasin rregullisht mu në themelet e shoqërive të hapura dhe të lira në Europë. Këta sulme ndihmojnë për të frymëzuar forma antiliberale të populizmit nacionalist në të dy anët e Atlantikut (mendoni Marine Le Penin në Francë, ose Donald Trumpin në SHBA). Në përgjigje të fuqisë elektorale të të djathtës gatishmërisë selektive të politikanëve të moderuar për të bërë kompromis me të, një e majtë antiliberale është ngritur nga të vdekurit, për të sfiduar rendin liberal, duke përdorur koncepte dhe kategori që burojnë prej traditës marksiste të teorisë sociale.

Liberalët e vërtetë kanë shumë për të thënë, në përgjigje të kritikëve që po i rrethojnë gjithnjë e më shumë. Disa linja mbrojtjeje fokusohen në ruajtjen e disa normave liberale, si respekti i njëllojtë për të drejtat e individit, dhe toleranca ndaj atyre që nuk bien dakord. Të tjerë tregojnë të mirat konkrete që liberalët kanë, dhe do të vazhdojnë të arrijnë, përballë kundërshtarëve të papajtueshëm. Të tjerë akoma vënë në dukje pasojat e mundshme të paqëllimta të fuqizimit të shtetit, për të sheshuar hierarkitë dhe eleminuar padrejtësitë.

Pastaj është përpjekja për të nxjerrë në pah pasojat ë dëmshme politike, që mund të burojnë prej zakoneve intelektuale joliberale. Mendoj, mbi të gjitha, për format totalitare të debatit politik – dhe në mënyrë të veçantë, tendencën e atyre që janë të influencuar prej marksizmit (ndonjëherë pa e ditur), për të përqafuar objektivin e “lartësimit të kontradiktave”. Ideja është e thjeshtë, e fuqishme – dhe tinzare.

Kritikët radikalë shpesh herë kërkojnë të nxisin ndryshime dramatike, por ata nuk mund të shohin një shteg të drejtpërdrejtë, nga status quo-ja, deri tek bota shumë e përmirësuar që duan të sjellin. Kjo bën që të lindë ideja e kërkimit të një katalizatori brenda të tashmes, që mund të shërbejë si pedanë për revolucionin total. Farat e kësaj ideje mund të gjenden në shkrimet e Hegelit, filozof gjerman i fillimit të shekullit 19, i cili e përshkruante progresin historik si një proçes dialektik në të cilin, kontradiktat sociale, kulturore, intelektuale dhe ekonomike shkrihen dhe vetëzgjidhen, për të prodhuar kontradikta të reja, kriza, dhe zgjidhje, e kështu me radhë, nëpër shekuj dhe mijë vjeçarë.

Hegeli mendonte se ky proçes në fund arrinte kulmin tek shteti-komb modern liberal, i cili përmban burimet e mjaftueshme për të zgjidhur kontradiktat që vazhdojnë të shfaqen brenda tij. Karl Marksi nuk binte dakord – dhe mospajtimi i tij pati pasoja të mëdha në historinë botërore. Në vend të sugjeronte, me Hegelin, se proçesi historik e kishte arritur kulmin tek liberalizmi, Marksi këmbëngulte se kontradiktat që shfaqen brenda ekonomisë politike liberale, do të jenë po aq fatale për rendin kapitalist, sa ishin për feudalizmin kontradiktat brenda botës mesjetare.

Këto kontradikta të kapitalizmit – mes kapitalit dhe punës, për shembull, apo në mënyrë më spicifike, mes konsumit të kufizuar të masave (për shkak të pagave të ulëta) dhe ekspansionit të pakufizuar të prodhimit kapitalist – me kalimin e kohës do të mbërrinin në një moment krize. Nga zjarri i madh që do të rezultonte prej kësaj, do të ngrihej një rend i ri, në të cilin të gjitha kontradiktat do të zgjidheshin. Objektivi i aktorit politik revolucionar duhet të jetë që të përshpejtojë kataklizmën që shkatërron rendin e vjetër dhe lind një rend të ri. Si mund të arrihet kjo? Këtu hyjnë në lojë “lartësimi i kontradiktave”. Në terma abstraktë, do të thotë intensifikim i atyre gjërave të shoqërisë kapitaliste, të cilat në fund do të sjellin përmbysjen e saj. Në terma konkrete, do të thotë të lejosh, e madje të nxisësh përkeqësimin e gjërave, me shpresën që njerëzit do të frymëzohen prej mjerimit të tyre, për të ndërmarrë veprime radikale.

Rëndësia kritike e theksimit të kontradiktave shpjegojnë armiqësinë, përndryshe të pashpjegueshme, që Marksi dhe Frederik Engelsi shfaqin në pasazhet përmbyllës të Manifestit Komunist, kundrejt socialistëve jokomunistë, për faktin që ata përqafojnë “reformën” në vend të revolucionit. I njëjti impuls mund të dallohet tek të gjithë pasardhësit më me ndikim të Marksit, nga Vladimir Lenini dhe Roza Luksemburgu, e deri në panteonin e revolucionarëve të Botës së Tretë, të cilët frymëzuan kryengritje popullore në të gjithë globin, përgjatë mesit të shekullit 20.

Të gjithë ata hidhnin poshtë të drejtat e individit (“borgjezinë”), si dhe legjitimitetin e shtetit social liberal, sado bujar të ishte ai, mbi bazën e idesë që ai funksionon si një rryshfet që “blen” klasën punëtore me gjysmë-masa, duke i lënë të paprekura kontradiktat e rendit aktual, pa rrugëdalje, dhe pa fund në horizont. Shumë më i mirë, në terma kohëshkurtër, është varfërimi ekonomik i klasës së mesme, me qëllim që ajo të ngrihet dhe të ndërmarrë veprime radikale për të përmbysur sistemin në tërësi. Që nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik, nuk ka patur shumë revolucionarë komunistë doktrinarë.

Por kjo nuk do të thotë se ideja e theksimit të kontradiktave është zhdukur. Përkundrazi, ajo është përhapur si virus në forma të tjera të ekstremizmit politik antiliberal. Islami radikal, për shembull, është një përzierje e fuqishme motivesh të nxjerrë prej të kaluarës myslimane dhe ideve marksiste-leniniste, të importuara prej shkrimeve polemizuesve të tillë si Said Qutb dhe Abul Ala Maududi.

Dy grupet islamike më të fuqishme dhe më ambicioze – Shteti Islamik dhe al Kaeda – nuk besojnë seriozisht se aktet e tyre të terrorizmit kundër Perëndimit, do të shtyjnë BE apo SHBA që të dorëzohen. Strategjia e tyre është më e duruar dhe indirekte (një marksist do ta quante dialektike). Ata duan që sulmet e tyre të provokojnë një reagim të të djathtës ekstreme kundër myslimanëve brenda vendeve perëndimore, që nga ana e vet do të frymëzojë myslimanët brenda atyre vendeve që të radikalizohen, dhe të jenë të gatshëm të kryejnë sulme edhe më spektakolarë, kundër shoqëive që i kanë pritur. Sulm, reagim policor, sulm më i keq, reagim me masa më drakoniane, e kështu me radhë, me perëndimin që dobësohet aq shumë, saqë një Islam i ringritur të mund të shfaqet si një fuqi globale triumfuese.

Përkeqësoji gjërat, për të përmirësuar gjërat: një rast klasik i theksimit të kontradiktave. Marksi, kampioni i klasës punëtore, do të kish qenë i shastisur nga mënyra si islamikët kanë përvetësuar dhe vënë në zbatim idetë e tij dialektike. Këshillimi i aktorëve politikë që të theksojnë kontradiktat është thjeshtë makiavelizëm i ngritur në një parim providencial: Historia është në anën tënde, kështu që duhet të bësh gjithçka për të ftuar, përfshirë edhe akte që normalisht do të cilësoheshin të ligj. Çdo gjë lejohet, sepse kështu thotë historia: ky është mësimi i Marksit. Një mësim që asnjë liberal nuk mund ta pranojë, kurrë



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
FAKT/ Fluturon, fluturon qeveria, për 2 vjet 1 miliard lekë bileta avioni

FAKT/ Fluturon, fluturon qeveria, për 2 vjet 1 miliard lekë bileta avioni

I vdiq nëna, Kastro Zizo: Më fal që s’isha djali më i mirë për ty

I vdiq nëna, Kastro Zizo: Më fal që s’isha djali më i mirë për ty

Ja si e morën shqiptarët biznesin e seksit në Angli

Ja si e morën shqiptarët biznesin e seksit në Angli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com