-U tha në Opinion

Mark Marku: Mos paguani taksat! Gent Cakaj: Turpërohem edhe…


               Publikuar në : 23:20 - 01/07/19 |
geliano fataj

Analisti Mark Makru e ka një zgjidhje se si duhet të reagojë populli pas asaj që ndodhi në 30 qershor. Në emisionin Opinion ai bëri thirrje që asnjë qytetar nuk duhet të paguj taksat.

“Unë do bëjë thirrje qetë mos paguhen tasat e këtij pushteti lokal që janë zgjedhur me 13 përqind të votave. Do marrë nisëm që të mos paguaj taksa të këtij pushteti që vjedh votat. Nëse kemi sado pak dashuri për këtë vend zgjedhje më të shëmtuara nuk ka pas. Enver Hoxha i kishte më të ndershme zgjedhjet. Ka ndodhur që një gangster bashkë me një shtet gangster unë i marr votat dhe ofrojë këtë shtet, në shumë bashki ka mbushje të kutive të votave. Edi Rama ka mbështetje vetëm të 21 përëqind, lë ta zëmë”, tha Mark Marku.

Më pas ga ndërhyrë në debat edhe ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

Gent Cakaj: Turpërohem edhe për nivelin e debatit dhe për cilësinë e gjuhës.

Armand Shkullaku: Zoti Cakaj duhet të turpërohet për qeverinë ku bën pjesë… Turp më të madhe se ajo qeveri ku je ti nuk ka.

Gent Cakaj: Fakte janë të paraqitura tek të gjitha raportet ndërkombëtare. Shqipëria është në rrugë të mbarë në konsolidimin e saj demokratik. Për ata që duan Shqipërinë, burim nuk mund të jetë nga analistë që bëjnë thirrje për dhunë.

Armand Shkullaku: Ç’punë ka ky të gjykoj analistët…

Gent Cakaj: Ky atak kundër rendit kushtetues ka ardhur në procesin më delikat. Nuk mund të punosh kundër negociatave dhe të thuash që jemi pro negociatave. Ne duhet të jemi në dialog./ Opinion.al

Pas