Aktualitet

Mark Marku infektohet me COVID-19: Do mungoj disa ditë në fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 02/04/21 |
Opi Nion

Kandidati i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku është infektuar me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Marku përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Marku bën me dije se është në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe për të ruajtur shëndetin do të mungojë në takimet zgjedhore.

“Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë. Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore. Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore”, shkruan Marku./Opinion.al

Pas