Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marjana Kondi rrëfen emocionet e takimit me të atin pas 48 vitesh

2016/04/07 at 11:05 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Marjana Kondi rrëfen emocionet e takimit me të atin pas 48 vitesh

Aktorja Marjana Kondi tregon, për Living, historinë e familjes së saj. Ajo është rritur pa të atin, e ka takuar atë pas 48 vitesh, duke mos pasur asnjë përfytyrim të pamjes së tij. Bashkë me të, takoi edhe motrën dhe vëllain tjetër, përveç Aleksandrit me të cilin është rritur.


Si e ka përjetuar këtë bashkim aktorja dhe çfarë e ka mbajtur larg njerëzve të dashur për kaq shumë vite! “Kushtet e jetës askush s’i zgjedh. Unë nuk mund të gjykoja për rrethanat e marrëdhënieve të prindërve të mi, por për një gjë jam e sigurt, si kushdo tjetër, që ndjesia e babait nuk mund të shkëputet.

Nga të gjitha këto rrethana, veçanërisht tani, kur kam arritur në moshë të pjekur, e dija dhe isha e ndërgjegjshme, se kam pasur një baba në pozita të mira shoqërore, me një profesion të rrallë e të admirueshëm, siç është ai i aviatorit dhe për këto ndihesha krenare. Për një kohë të gjatë nuk kam pasur lidhje dhe kontakte as me të e as me familjen e tij, por e dija që ai kishte ndërtuar një familje të mirë dhe isha e sigurt që do të vinte dita kur do të mund të takohesha me motrën e vëllanë. Askush nuk më ka penguar për të bërë një takim edhe më parë, por ndonjëherë rrethanat e jetës nuk të vijnë ashtu si i do.

Pasi u martova, në familjen time të re, gjeta babanë e bashkëshortit, që sillej me mua si një baba i vërtetë. Për fatin tim, edhe ai kishte një ndjenjë humori të hollë e të thellë, që i përshtatej karakterit tim dhe kjo më bënte të ndihesha shumë e afërt me të. Kur ai u largua nga kjo jetë, unë e humba këtë baba të dashur. Ndërkaq, me iniciativën e motrës e të vëllait nga babai, unë u takova me ta, në fillim me vëllanë e pastaj me motrën. Në mënyrë të natyrshme këto lidhje u forcuan dhe vazhdojnë të jenë shumë të mira edhe sot.

Ata më thoshin shpesh që babai kishte shumë dëshirë të takohej me ne. Takimi me babanë ishte mallëngjyes, emocionues, i shprehur më shumë nga ana e tij, për shkak të mallit e rrethanave të jetës së kaluar. Unë di t’i përmbaj emocionet edhe si pasojë e profesionit tim dhe i përjetimit të tyre në shumë role artistike që kam luajtur gjatë karrierës sime në filma të ndryshëm.

maarrjj-1

Angazhimi im në përgatitjen e filmit që u bë për të, ishte i asaj përmase, që atij i dha një kënaqësi të madhe. Kjo për mua ishte, përveç të tjerave, një detyrim që unë kisha ndaj tij, për t’i shprehur dashurinë dhe për t’i qëndruar pranë në këto kohë, kur ai ishte nga fundi i jetës së tij._ Marrëdhëniet e mia me motrën e vëllanë u forcuan edhe më shumë gjatë kësaj periudhe.

Unë isha e kënaqur që ishim të gjithë së bashku për t’i dhënë babait kënaqësinë që të na shihte kështu të bashkuar, para se të ndahej nga kjo jetë. Këto lidhje vazhdojnë të jenë të tilla edhe tashmë që babai nuk është më. Nga mënyra se si përpiqej të komunikonte me mua, ditët e fundit, e ndieja amanetin e tij, që të vazhdonim të ishim pranë me njëri-tjetrin me dashuri e mirëkuptim të plotë.

Unë kam qenë e jam pranë motrës e vëllait tim në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur pas ndarjes nga jeta të babait. Sa më shumë kalon koha, duke ndjekur nga afër rritjen e problematikat e fëmijëve tanë, aq më shumë ndiej, së bashku me përgjegjësitë e prindit, shqetësimet që kanë pasur prindërit tanë për ne. Në këto rrethana ndjenjat e respektit e të mirënjohjes shtohen po aq shumë sa shtohet përditë edhe ndjenja e mallit për prindërit, që aq shumë na mungojnë. Nga ana tjetër, këtë kohë që na ka mbetur, unë, motra dhe vëllezërit duam ta kalojmë mirë dhe ta shijojmë njëri-tjetrin”.



Ju sugjerojmë

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti
InstaBIZ

Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti

14 Prill, 2025 7:07 pm
Para
Shoku Robot

Shoku Robot

Foto/ Motoçikleta të punuara nga orët e dorës

Foto/ Motoçikleta të punuara nga orët e dorës

10 librat që duhen lexuar patjetër

10 librat që duhen lexuar patjetër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com