Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mariza Ikonomi: Po përjetoj emocionin më të bukur në dashuri

2017/10/16 at 9:55 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Mariza Ikonomi: Po përjetoj emocionin më të bukur në dashuri

Mariza Ikonomi është një prej këngëtareve më të njohura në Shqipëri, e cila tashmë do të jetë në ekran si moderatore në emisionin “Me Marizën” në Tv Scan. Në një intervistë për Revistën Story, Mariza ka folur për punën e saj të re, muzikën si edhe për dashurinë. 


Intervista

Të shohim në pozicionin e intervistueses përballë kolegëve të tu artistë. Gazetaria apo televizioni kanë qenë një pasion yt i hershëm?
Në fakt pasioni im ka qenë dhe mbetet muzika, por unë në ambientet e televizionit shqiptar kam hyrë në një moshë fare të vogël, dhe pikërisht në këtë institucion kam pasur eksperiencat e mia të para, jo vetëm si muzikante por edhe si prezantuese. Kështu pa dashur e pa kuptuar më kanë hyrë që të dyja profesionet në zemër.

Në rrëfimet e rrugëtimit artistik të secilit të ftuar i pyet për dashurinë, paratë, ëndrrat, pengjet, etj. Ndodh të vihesh në siklet kur u bën pyetje delikate?
Në fakt nuk më pëlqen t’i vë personazhet në siklet. E mendoj si për veten time… Mua nuk do të më pëlqente një gjë e tillë, kështu që dua të marr më të mirën e tyre, dhe të zbuloj detaje të cilat ata nuk i kanë thënë më parë pa i vënë në siklet.

Cili i ftuar të ka impresionuar me rrëfimin e tij, kush të ka prekur vërtet dhe kush të ka motivuar?
Të gjithë personazhet kanë qenë impresionues, por ajo që më ka ngelur në mendje është intervista me Françesk Radin. Ajo intervistë ka ngelur një intervistë zemre ashtu siç kam kënduar edhe këngën me të “Telefonatë zemrash”.

Sa të ftuar ke pasur deri tani dhe mund të na zbulosh ndonjë emër surprizë që të ka thënë po?
Kam pasur rreth 16 të ftuar, por surprizat nuk i zbuloj ende.

Një artiste si ty çfarë ndjen kur prioritet të punës vendos fjalën, siç ndodh në studion e emisionit “Me Marizën”?
Për mua fjala është gjithçka. Vetëm me një fjalë mund të dalësh në dritë, ose edhe mund të mbetesh në errësirë nëse nuk di ta përdorësh siç duhet. Fjala ka shumë fuqi inspiruese dhe e përqafuar bashkë me tingullin, ajo kthehet në sublimitet për mua.

Është më e vështirë për ty të këndosh apo të bësh pyetje?
Sigurisht që pyetjet në këtë rast, sepse që të marrësh përgjigje të mira e të bukura duhen edhe pyetjet të menduara mirë dhe interesante…

Të dielat e emisionit i mbyll me improvizime live me të ftuarin e puntatës. I di përmendësh këngët e kolegëve, apo zakonisht je indiferente për t’i fiksuar?
Jo, nuk jam indiferente, sepse ka këngë që duhen studiuar, por ka edhe nga ato që dalin në një mënyrë spontane pa i pritur fare. Preferoj që të përgatitem më parë, edhe pse e di që sa herë që i këndojmë me të ftuarin do na dalin gjithmonë tinguj improvizues.

Shumë këngëtarë komentohen për fitimet e mëdha nga muzika. Ti je një prej tyre?
Mund të them që ndihem shumë e pasur shpirtërisht që s’ka pagesë që e zëvendëson. Ju e dini që të bësh para në Shqipëri, duhet ose të këndosh muzikë popullore ose tallava, ose të bësh dasma. Unë nuk jam e atij target grupi edhe pse di ta këndoj shumë mirë edhe muzikën popullore. Por përsëri mund të them që fitoj mjaftueshëm, sepse kam një publik që e kam gjithmonë me vete dhe që më vlerëson.

Këtë vit ke festuar 34 vjetorin. Kjo moshë të trishton apo vitet s’ndikojnë aspak tek ty?
Më pëlqen më tepër, sepse e kuptoj që jeta s’më ka lënë fëmijë dhe kam mësuar shumë prej saj…

Më të lumtuar na bën dhe dashuria… Ti je e dashuruar dhe kur mund ta prezantosh partnerin tënd?
Për momentin po përjetoj një emocion të bukur dhe kaq mjafton./Story



Ju sugjerojmë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Para
Pamje filmike/ Ditëlindja e Enver Hoxhës, shqiptarët qanin me zë vdekjen e diktatorit 

Pamje filmike/ Ditëlindja e Enver Hoxhës, shqiptarët qanin me zë vdekjen e diktatorit 

Policia italiane sekuestron 1 kuintal drogë, në pranga dy shqiptarë

Aksident i rëndë në Itali, i plagosur edhe një shqiptar

Del dokumenti i panjohur, diktatori Hoxha 2 herë në vit pushime nga 3 muaj

Del dokumenti i panjohur, diktatori Hoxha 2 herë në vit pushime nga 3 muaj
















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com