Ajo është një këngëtare me karrierë të gjatë artistike dhe mbi të gjitha shumë e talentuar. Bëhet fjalë për këngëtaren, Mariza Ikonomi e cila numëron një sërë çmimesh dhe këngë shumë të bukura në repertorin e saj.
Por këngëtarja e hitit “Piano e vjetër”, ka zbuluar në Top Show se njerëzit pas këngës së saj “Telefonatë zemrash” me Françesk Radin e dinin sikur ajo ishte vajza e regjisores së njohur shqiptare, Vera Grabocka.
” Unë ngjaja shumë me Verën dhe njerëzit kujtonin se isha vajza e saj. Më është dashur për një periudhë kohë t’u shpjegoja të gjithëve që ky informacion është i gabuar”, ka thënë Mariza.