Grimieri i njohur i Kim Kardashian dhe shumë personazheve të famshme amerikane, Mario Dedivanovic jo vetëm që e flet mirë gjuhën shqipe, por edhe e shkruan atë.
Duket se make up-artisti nuk i ka rezistuar dot një fotografie të Bebe Rexhës ku shfaqet me rroba banjo të zeza, ndaj i ka lënë një koment në shqip.
“Mos na korit vajzë. JK”, shprehet ai.
Kujtojmë se Mario jo vetëm që e flet shumë mirë shqipen por ai ka mësuar disa fjalë edhe Kim Kardashianit, e cila në një video që u bë shumë virale shprehej: “Sa bukur Mario!”.
Ai ka punuar me personalitet më të njohura të showbizit, siç janë Jenniffer Lopez, Chanel Iman, Chrissy Teigen ndërsa puna e tij është publikuar në revistat me të famshme botërore, si prestigjiozja “Vogue”./Opinion.al