Duket se Mario Balotellit do të largohet përfundimisht nga Europa.
Pas Milanin dhe Nice, Balotelli do të vishet përsëri kuqezi nga skuadra e Flamengos në kampionatin brazilian.
Mësohet se klubi nga Rio de Janeiro i ka bërë një ofertë konkrete Balotellit për të firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë, propozim ky i cili është marrë në konsideratë nga futbollisti.
Por bashkë me të ai kërkon që në Brazil të transferohet edhe vëllai i tij, Enock, i cili mund të kalojë te Boavista.
Ndërkohë, ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e Balotellit, i cili është duke zgjedhur mes Brazilit dhe ofertave që i janë bërë nga klube të ndryshme të kampionatit italian./ Opinion.al E.Xh.