Marina dhe Getoari këtë verë kanë qënë pa dyshim çifti që ka bërë më shumë pushime. Destinacionet e tyre kanë qenë nga më të bukurat dhe ata janë padyshim shumë të dashuruar. Kështu 10 shtatori do të jetë edhe dita e madhe e çiftit pasi do të kurorëzojnë dashurinë në martesë. Por një postim i fundit i Marinës, kaq pranë dasme ka ngritur dyshime te të gjithë.
Ajo ka postuar një frazë të shkëputur nga një libër ku shkruhet “Dora që tund djepin, sundon botën”. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se biondja bukuroshe mund të jetë shtatzënë. Epo asnjëherë nuk i dihet.