Shpreshherë moderatori i njohur i “Proçesit Spotiv” Ed Manushi është vënë përpara një zgjedhje të vështirë. Ai është pyetur se kë zgjedh mes dy moderatoreve; Marinën apo Luana Vjollcën? Me të dyja motrat, Manushi ka bashkëpunuar, por me Marinën ka punuar më gjatë, për 10 vite.
Së fundmi ai bashkëpunoi me Luanën, në emisionin “Shiko Kush Luan”. I ftuar sot në “Kush vjen për drekë” në Tv Klan Manushi është pyetur sërish për të njëjtën gjë. I sinqertë, Manushi ka dhënë përgjigjen e tij, duke zgjedhur Marinën si të preferuarën e tij.
“Të dyja janë të mira, janë shumë interesante, por unë preferoj më shumë Marinën. Marina është më e bukur. Marina është super! Ke parasysh shprehjen t’ja këpusësh kokën? Ashtu është Marina. Sa i përket moderimit të dyja janë komode, por me Marinën kam bashkëpunim më të gjatë, prej dhjetë vitesh tashmë. Çfardo projekti t’i japësh ajo e bën. Marina është shumë e mirë”,-është shprehur Manushi.