InstaBIZ

Mariah Carey tregon sa meshkuj ka patur në jetën e saj


               Publikuar në : 12:40 - 10/07/19 |
xhu lia

Është një nga këngëtaret më të njohura, por veç anës profesionale ajo ka qenë gjithnjë në vëmendje sa i përket edhe jetës sentimentale. Por gjatë një interviste për “Cosmopolitan” këngëtarja Mariah Carey është shprehur se gjatë jetës së saj ka patur vetëm 5 meshkuj.

“Nuk kam pasur shumë, por ka pasur varietete. Unë kam pasur vetëm 5 njerëz në jetën time dhe mund të them se jam pak puritane, krahasuar me të tjerët”, -është shprehur Carey.

Gjatë kësaj interviste ajo nuk i ka identifikuar meshkujt në jetën e saj por 4 prej tyre janë bërë të ditur në media prej kohësh. Carey ka qenë e martuar dy herë me Tommy Mottola dhe Nick Cannon, me të cilën ka edhe binjakët Monroe dhe Moroccan.

Më pas ajo ka qenë e fejuar me James Packer dhe tani është në një lidhje me Bryan Tanaka. Identiteti i personit të 5-të nuk bëhet i ditur, duke qenë se këngëtarja është përfolur për shumë histori dashurie gjatë këtyre viteve./Opinion.al/

Pas