Sigurisht që nuk është zgjedhja e duhur për stërvitje. Por Mariah Carey duket se nuk e vret mendjen shumë kur shkon në palestër, ku është veshur me një trupore korse të zezë, dhe një xhup sportiv.
Atletet e palestrës? E çuditshme, por me taka. Ajo ka bërë një sërë fotosh duke kryer ushtrime të ndryshme me instruktorin e njerëzve të famshëm Gunnar Peterson.
Këpucët janë të koleksionit të Rihanna, FentyxPuma. Vetë Riri ka postuar në Instagram një foto të Mariah me këpucët e saj.