“U ndanë ashtu mes dhimbjes dhe u panë pas 17 vjetësh në Plug në një tjetër kamp internimi. Maria kishte ardhur me bashkëshortin e saj për të takuar mamanë. Pak kohë pas këtij takimi, Maria u arratis përmes kufirit me Malin e Zi, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Shkuan në SHBA dhe i shpëtuan regjimit.”
Nga Luljeta Progni
Një grua endet e çorientuar në kampin e Tepelenës. Në duar mban një foshnje dhe po kërkon të gjejë një qoshe për të kaluar natën. Është nata e parë në kampin e tmerrit.
Kazerma oshëtin nga dhimbja… Rënkime, të qara fëmijësh, piskama nënash…. Gruaja e mban foshnjen e saj të shtrënguar, e ka mbështjellë aq shumë brenda vetes sa nuk duket më. Është mbledhur kruspull dhe sheh e frikësuar rreth e rrotull… Nuk lejon askënd t’i afrohet… E ka kuptuar se tifoja e dizenteria kanë zhdukur fëmijë, gra e pleq… Ata vetëm rënkojnë… S’ka ilaçe, s’ka mjekë, s’ka ushqim.
Gruaja ka zënë një qoshe e nuk i flet askujt. Dikush i afrohet dhe i thotë diçka. Por gruaja nuk mundet t’i kthejë asnjë përgjigje… thotë vetëm: “beba… beba…”
Pas pak u kuptua se ajo nuk dinte shqip. Ishte malazeze. Tmerri e kishte pushtuar nga që ajo po shihte veç pak metra larg saj, nënat qanin mbi fëmijët e tyre të vdekur.
Gruaja po përpiqet ta shpëtojë beben e saj. Beba qan shumë se ka uri. E ëma nuk ka gji për të. Gratë e tjera e shohin me sy të tmerruar. Nuk kanë asgjë për t’i ofruar, s’kanë bukë, as ilaçe. As fjalë nuk i thonë dot, se ajo nuk i kupton..…
Mëngjesi erdhi shumë vonë. Dukej se ishte mirë edhe pse e uritur. Nuk e kishte zënë asnjë sëmundje ende.
Por të tjerë moshatarë rreth bebas kishin mbyllur sytë përjetë. 33 fëmijë veç brenda një nate…
Të tjera net të frikshme do të vinin dhe Beba ishte e kërcënuar. E ëma vazhdonte përpjekjet për ta shpëtuar. Dukej se aty do të qëndronte gjatë dhe s’kishte rrugë tjetër. Nisi të përpiqej të fliste. U gjend dikush që mund t’i kuptonte disa fjalë dhe t’i shpjegonte diçka për atë çfarë po ndodhte. Kur kuptuan se ajo ishte e huaj, të gjithë u ligështuan dhe nisën të përpiqen ta ndihmojnë. Gruaja malazeze nisi të miqësohej me bashkëvuajtësit e saj. Beba qëndronte e mbështjellë gjithmonë brenda saj…
Atë ditë kishte mbërritur në Turan një ekip nga Gjirokastra për të parë nga afër situatën sepse shifrat e viktimave të një nate më parë kishin shkaktuar problem në organet e pushtetit komunist. Kur mbërritën disa mjekë dhe panë ç’bëhej atje, zunë kokën me grushta dhe u larguan të lebetitur. Pas kësaj situate, sollën disa ilaçe dhe pak më shumë ushqim.
Beba nuk po qante më. Edhe fëmijët e tjerë u duk se rezistuan. Kështu Beba i shpëtoi tifos e dizenterisë. Beba ishte ndër të paktat fjalë që e lidhnin nënën e saj në gjuhë, me shqiptarët. Kështu i thirrën gjithmonë, Beba.
Ajo ishte Xhuliana dhe i mbijetoi ditëve të tmerrshme të kohës kur humbën jetën shumë fëmijë, gra e pleq në kampin e Turanit. Ishtë një ndër 700 të parët e internuar që u vendosën në kazermën e kampit të Turanit.
Qeparisa të mbjellë në nderim të fëmijëve të vdekur në Tepelenë
“Atje kishin rënë sëmundje, tifo, dizenteria. Ma ka rrëfyer mamaja kur jam rritur. Atje mamaja ime e pa se çdo natë vdisnin fëmijë dhe përpiqej të më mbante veçmas. Kishte kuptuar se sëmundjet ishin ngjitëse dhe më mbante veçmas. Pelenat e mia nuk i lante bashke më gratë e tjera. Kështu me sa duket unë shpëtova. Në një natë humbën jetën 33 fëmijë. Kur dilte mamaja ime në oborr për t’u paraqitur në apel, policët i thoshin herë pas here: “Shihe shihe atë bukuroshen e paska hala gjallë beben e vet”. Mua më thërrasin beba, qysh prej asaj kohe”, rrëfen Xhuliana (Beba).
U rrit në kamp, mësoi shqip bashkë me të ëmën. Atje mban mend ditët e fëmijërisë deri në moshën 7 vjeç. Mban mend se si luante në oborrin e kampit.
“Ishte i rrethuar me tela dhe kishte një hapësirë në formë katrore në mes të kapanoneve. Aty rrinim ne fëmijët, luanim me cingla, me hapa dollapa… e mbaj mend. Fshiheshim mbrapa njëri-tjetrit.. dukej sikur luanim”, vazhdon rrëfimin Beba.
Kaluan nëpër gjithë kalvarin e mundimshëm të kampit të Turanit e më pas të Tepelenës. Por ajo rrëfen edhe atë çfarë kishin lënë pas në Vermosh. Ishte ndarja e nënës së saj me vajzën tjetër, motrën e Xhulianës, e cila quhej Maria, që ishte vetëm 3 vjeçe.
Qeparisa të mbjellë në nderim të fëmijëve të vdekur në Tepelenë
“Atje kishin rënë sëmundje, tifo, dizenteria. Ma ka rrëfyer mamaja kur jam rritur. Atje mamaja ime e pa se çdo natë vdisnin fëmijë dhe përpiqej të më mbante veçmas. Kishte kuptuar se sëmundjet ishin ngjitëse dhe më mbante veçmas. Pelenat e mia nuk i lante bashke më gratë e tjera. Kështu me sa duket unë shpëtova. Në një natë humbën jetën 33 fëmijë. Kur dilte mamaja ime në oborr për t’u paraqitur në apel, policët i thoshin herë pas here: “Shihe shihe atë bukuroshen e paska hala gjallë beben e vet”. Mua më thërrasin beba, qysh prej asaj kohe”, rrëfen Xhuliana (Beba).
U rrit në kamp, mësoi shqip bashkë me të ëmën. Atje mban mend ditët e fëmijërisë deri në moshën 7 vjeç. Mban mend se si luante në oborrin e kampit.
“Ishte i rrethuar me tela dhe kishte një hapësirë në formë katrore në mes të kapanoneve. Aty rrinim ne fëmijët, luanim me cingla, me hapa dollapa… e mbaj mend. Fshiheshim mbrapa njëri-tjetrit.. dukej sikur luanim”, vazhdon rrëfimin Beba.
Kaluan nëpër gjithë kalvarin e mundimshëm të kampit të Turanit e më pas të Tepelenës. Por ajo rrëfen edhe atë çfarë kishin lënë pas në Vermosh. Ishte ndarja e nënës së saj me vajzën tjetër, motrën e Xhulianës, e cila quhej Maria, që ishte vetëm 3 vjeçe.
Motra e Xhulianës
Kur autokolona e Sigurimit të Shtetit mbërriti në Vermosh për të marrë familjet e “armiqve” të regjimit, Beba ishte katërmuajshe, ndërsa motra e saj Maria ishte 3 vjeçe. E ëma, Zorka, ishte përpjekur tri ditë rresht të arratisej nga mali, sepse atje e priste i shoqi Nikolla, sepse kështu e kishin lënë kur ai u largua natën nëpër errësirë, pasi një ditë më pas do të pushkatohej nëse gjendej në territorin shqiptar.
Beba ishte një fëmijë i qetë, por gjatë përpjekjes së të ëmës për arrati, kishte qarë shumë dhe e kishte bërë të pamundur kalimin matanë kufirit. Kështu që iu dorëzuan fatit të zi, që do t’i çonte në Tepelenë. Dikush iu kishte thënë se në Tepelenë e priste qameti dhe kështu e ëma vendosi aty për aty të shpëtonte njërën prej vajzave. Beba ishte shumë e vogël për ta ndarë nga vetja, ndaj vendosi që Maria të qëndronte me hallën e Nikollës në Vermosh, e cila nuk ishte në listën e familjeve që do të internoheshin.
Zorka i vendosi Marisë një varëse me një medalion ku fshihej fotografia e prindërve të saj dhe e porositi që të mos e hiqte kurrë nga qafa.
“Kur erdhën makinat për të na marrë, afrohet një njeri, ishte shoku i babës dhe i thotë Zorkës, mamasë sime, mos e merr atë të madhen me vete se kanë me të vdekë atje ku do shkosh. Kësaj së voglës s’ke ça i bën se e ke në gji. Zorka, mamaja ime e merr motrën dhe i thotë që ti do të qëndrosh me dadën. Heq gjerdanin që kishte në qafë dhe ia vendos”.
Ia la porosi Dadës. “Merre Marinë dhe mbaje”. Nënës i shpëtuan lotët dhe Maria nisi të qajë. Më merr mua mamaja dhe ngjitet në makinë e nis rrugën drejt Tepelenës”, rrëfen Xhuliana (Beba).
U ndanë ashtu mes dhimbjes dhe u panë pas 20 vjetësh në Plug në një tjetër kamp internimi. Maria kishte ardhur me bashkëshortin e saj për të takuar mamanë pas 17 vitesh. Pak kohë pas këtij takimi, Maria u arratis përmes kufirit me Malin e Zi, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Shkuan në SHBA dhe i shpëtuan regjimit. Beba ndërkohë ishte në kampin e internimit në Plug. Atje ishte edhe familja e Preng Previzit. Leka ishte një prej djemve të tij.
Rrëfimi për dashurinë në kampin e internimit
Do të vinte një ditë që Beba do të dashurohej dhe kjo do t’i ndodhte në internim, me një të internuar. Se njeriu qan, qesh, gëzohet e hidhërohet, por edhe dashurohet, pavarësisht kushteve në të cilat jeton.
“Pas Tepelenës, shkuam në Savër, pastaj në Plug të Lushnjes. U rrita, u bëra 18 vjeçe. E njihja familjen e Lekës qysh në Tepelenë. Leka më pëlqente shumë. Isha në gjimnaz, e bëja shkollën natën dhe ai më përcillte nga shkolla në shtëpi. Mbaj mend se Leka ishte i pashëm dhe ishte koha kur i sugjeronin ata të shtëpisë së tij, shumë raste për martesë. Një ditë i kishte thënë e ëma, shihe një herë atë vajzën e Zorkës se është e mirë dhe familje e mirë… unë ndërkohë e kisha pa Lekën e Leka mua, ishim marrë vesh. Një të shtunë vendosëm të shkojmë të dy te shtëpia e Lekës. Blemë disa gjëra të vogla sa kishim mundësi atje në Plug. Mamaja ime më përgatiti disa ushqime, një pulë që kishim në oborr e disa vezë dhe shkova për herë të parë te mamaja e Lekës. Ajo u gëzua shumë që shkova dhe më tha “sa mirë paske ba që ke ardh’ sonte për darkë te ne”. Unë iu ktheva: “Kam ardhë përgjithmonë me nejt te ju, s’kam ardh’ për një natë”… Kështu u martova me Lekën dhe jetuam atë jetë në internim”.
Xhuliana u martua me Lekën, djalin që dashuroi përmes telave me gjemba. Pak ditë pas martesës, do t’i duhej që të merrte një vendim shumë të rëndësishëm, të zgjidhte midis lirisë dhe dashurisë për Lekën.
Ishte tetori i vitit 1966, kur një i afërm i mamasë së Xhulianës kishte mundësuar kërkesën e shtetit jugosllav për kthimin e familjes së saj në Malin e Zi.
E ëma do të nisej menjëherë drejt Malit të Zi, ndërsa Beba kishte edhe një alternativë, të qëndronte në Shqipëri, por veçse në kampin e internimit. Sipas ligjit, ata që kishin kaluar moshën 18 vjeç duhet të firmosnin një deklaratë që pranonin të largoheshin nga Shqipëria.
Kjo ishte prova e madhe e Beba-s.
Ishte rreth 18 vjeçe, e martuar me Lekë Pervizin, birin e Preng Pervizit, i emërtuar armik i egër i regjimit komunist. Leka ishte ndër familjet më të goditura nga diktatura.
Një punonjës i Sigurimit të Shtetit e thirri Xhulianën dhe i lexoi deklaratën, ku sqarohej se duhet të shprehte dëshirën se do të largohej nga Shqipëria.
Përgjigjja e Xhulianës ishte befasuese: Nuk dua të largohem, do të qëndroj këtu.
Punonjësi i Sigurimit i tha: “Shiko se ti je martuar me të birin e Preng Pervizit e do të heqësh të zitë e ullirit…”-
“S’ka gjë, e kam marrë parasysh gjithçka”, ia ktheu Beba.
E grisi deklaratën dhe u largua drej banesës së saj. Por atje nuk ishte Leka. Ai ishte larguar si rrallë herë, sepse po tentonte ta shtynte Xhulianën drejt vendimit për t’u larguar nga Shqipëria. I kishte thënë një natë më parë që duhej të ikte për të shpëtuar. Xhuliana ia kishte bërë të qartë bashkëshortit të saj vendimin dhe as që kishte ndonjë dilemë. Megjithatë Leka vazhdonte të këmbëngulte: “Je çmendur? Si e shkon në mend të qëndrosh me dëshirë në këtë ferr?”
“Nuk largohem pa ty”, ishte përgjigjja e Xhulianës.
Nuk kishte asnjë mundësi që Leka të shkonte me të në Jugosllavi, kështu që Xhuliana e kishte marrë vendimin.
“Vendosa të largohem nga shtëpia, e braktisa.. desha ta inatos me qëllim që ajo të bindej e të largohej. Por nuk pranoi. Shkoi atje e grisi deklaratën dhe nisi të më kërkojë”, rrëfen Leka.
“Kisha shkuar te shtëpia e një shokut tim. Erdhi e më gjeti. Ishte inatosur shumë… Ku je ti që nuk vjen në shtëpi? Më goditi me çfarë i doli përpara… ishte kaq e dëshpëruar. E ëma ishte nisur drejt Malit të Zi… Ajo kishte vendosur të vazhdonte rrugën e saj në ferr… Të dy bashkë qamë shumë atë ditë. Më vinte aq keq që Xhuliana e humbi mundësinë t’i shpëtonte atij ferri, por nga ana tjetër isha kaq i lumtur që Beba qëndroi me mua. Të dy bashkë i kaluam vitet e mëvonshme në internim, deri në vitin 1991. Kurrë nuk u pendua pse qëndroi në internim me mua. Kurrë nuk më dha një shenjë se u pendua që bëri këtë zgjedhje të vështirë për jetën e saj”, rrëfen Leka.
“E doja me të vërtetë shumë Lekën. Ndaj nuk ika. Më thanë se më priste një jetë shumë e vështirë me të. Kur ma kujtoi edhe punonjësi i Sigurimit: “E di ç’a do të bëjnë po qëndrove këtu, se je martu me të birin e Preng Pervizit?”, i thashë: Më shumë se ç’më kanë bërë, s’më bëjnë dot…
U martuam dhe na fali zoti tre fëmijë si vera. Tani jetojnë shumë mirë në Belgjikë”.