Kryesore

Margariti debat me Zhupën: Nuk do ketë kulla dhe as hotele në Butrint



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 09/06/22 |
Opi Nion

Sot në Parlament po zhvillohet një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti për çështjen e Butrintit e thirrur nga deputetja e PD, Ina Zhupa.

Ministrja tha se  në Butrint nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë, por rreth 1.5 km larg Butrintit parashikohet ngritja e një qendre pritjeje për vizitorët.

“Është për ndezur llambushkë për një diskutim shterpë. Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Shteti shqiptar është i hapur për të tjerë donator të fuqishëm. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF shqiptar. Çdo qindarke e Butrintit do të mbetet në Butrint. Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla e hoteli i them që nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji, do të parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze larg rreth 1.5 km që të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si në shumë vende të botës. Do të sigurohet transport ekologjik. Çdo investim në Butrint i mbetet Butrintit, parashikojmë të kemi rreth 110 punonjës dhe shteti nuk do të shpenzojë më para për pagat e punonjësve. Arka e Butrinti do të fillojë të kontribuojë ne kujdesin e Trashëgimisë Kulturore për t’i ardhur në ndihmë edhe siteve të tjerë. I rëndësishëm, është nënshkrimi mes fondacionit dhe Institutit të Arkeologjisë”,-tha Margariti.

Ndryshe ka qenë qëndrimi i deputetes Zhupa, duke i kërkuar mazhorancës që të bëj transparencë për koncesionin e projektit të Butrintit.

 “Për këtë koncesion që realisht nuk keni guximin ti thoni emrin e vërtetë sepse e kuptoni që në asnjë vend në botë, nuk ndodh që një shtet të nxjerrë pasurinë kulturore në koncesion dhe të ja dorëzojë privati. Nuk ekziston sepse ky ligj është antikushtetues dhe besoj do të kthehet nga Presidenti. Ky ligj bie në kundërshtim me konventën”,-tha Zhupa./ Opinion.al

Pas