Këngëtari i njohur i muzikës latine, Marc Antony, ka humbur të ëmën. Guillermina Quiñones është ndarë nga jeta mesditën e së enjtes në Puerto Rico. Lajmin e hidhur Antony e ka ndarë në rrjetin social Twitter me një mesazh të ndjerë për njeriun më të dashur.
“Sot në mesditë heroina e familjes, shkëmbi, mbrojtësja jonë më e madhe, frymëzimi dhe tani engjëlli, ndërroi jetë. Iku në paqe e shoqëruar nga të gjitha lutjet. Mama, do të më mungosh shumë” – shkruan Antony në mesazhin e tij.
Miqtë këngëtarë në të gjithë botën i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për humbjen e njërit të zemrës.