Aktualitet

Maratona e Tiranës, policia bashkiake njofton kufizimet në qarkullim dhe parkim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 21/10/22 |
Opi Nion

Ditën e shtunë në kryeqytet do të zhvillohet gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënës të shkollave  të 9-vjeçares dhe të mesmes, ndërsa të dielën do të zhvillohet “Maratona e Tiranës” .

Për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve policia bashkiake në bashkëpunim me policinë e Shtetit kanë bërë të ditur rrugët që do të bllokohen dhe oraret në të cilat do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në akset ku do zhvillohet aktiviteti.

Bëhet me dije se në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet.

Po ashtu qytetarëve u kërkohet që të përdorin sa më pak automjetet në datat 22 dhe 23 tetor me qëllim shmangien e trafikut si dhe të shmangin lëvizjen në perimetrin e garës.

Ndër të tjera, Policia Bashkiake u kërkon qytetarëve që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve dhe brenda perimetrit të garës, që t’i nxjerrin ato jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 23 Tetor, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 16:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin, nga zona e perimetrit te garës me automjet.

Një apel i Policisë Bashkiake shkon dhe për përdoruesit e biçikletave, monopatinave, apo motorëve elektrikë, të cilëve u kërkohet që të mos lëvizin në rrugët ku do te jenë vrapuesit gjatë zhvillimit të garës.

Më datë 22 Tetor, nga ora 09:00-11:00, në blv. Dëshmorët e Kombit do të zhvillohet gara e vrapimit “Fun Run Tirana”, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme , si dhe më datë 23 Tetor nga ora 08:00-16:00, do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”.

Pas