Seanca e ndaj grupit “Shullazi” në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda është shtyrë për herë të 19.
Kësaj radhe shkak u bë mungesa në sallë e avokatit të pandehurit, Endrit Zela. Debate gjithashtu shkaktoi prania e gjyqtarit Arben Vrioni për të cilin grupi nën akuzë ka kërkuar përjashtim.
Gjyqi në shkallën e apelit ndaj Emiliano Shullazit nuk ka nisur ende. 19 seanca rresht kanë dështuar dhe kjo përbën një skandal zvarritjeje për këtë proces. Seanca e radhës është caktuar në 7 tetor. /Opinion.al