Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maradona, Kaka dhe Donaruma, ja futbollistët që “punësuan” vëllezërit në skuadrat e tyre

2017/07/05 at 4:36 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Maradona, Kaka  dhe Donaruma, ja futbollistët që “punësuan” vëllezërit në skuadrat e tyre

Me shumë mundësi, edhe vetë i interesuari është i ndërgjegjshëm se, nëse nuk do të kishte ardhur rinovimi milioner i vëllait Xhanluixhi, do e kishte të pamundur që Antonio Donaruma të bënte rikthimin e tij te Milani, aty ku u formua si futbollist mes viteve 2005-2010.


Gjithsesi, Donaruma “i madh” nuk duhet të ndihet në siklet, sepse ky i tiji nuk është një rast i izoluar. Kanë qenë të shumtë vëllezërit, të cilët, për t’u treguar xhentil, po përdorim termin “më pak të talentuar teknikisht”, të cilët falë kontratave luksoze kanë fituar fanella prestigjioze, ndonëse në shumicën e rasteve në një mënyrë fiktive, të pamerituar. Dhe disa ndër rastet më të famshme listohen më poshtë…

Hugo Maradona

Në verën e vitit 1987, pak javë pas titullit të Napolit, Diego Armando Maradonës i lejohej vërtet gjithçka, edhe ajo e të federuarin dhe të dhënit një kontratë me çdo kusht vëllait të tij, më të vogël. Por përderisa në atë kohë, rregullorja nuk lejonte më shumë se dy të huaj në një skuadër, “Huguito” i huazuar tek Askoli.

Pas një faze përgatitore ku tërhoqi vëmendje dhe dukej se jepte garanci, 17-vjeçari u konfirmoi qartësisht se nuk ishte në lartësinë e Serisë A: 15 ndeshje, zero gola, shifra këto që e detyruan më pas në vazhdimin e një karriere anonime mes Europës dhe SHBA-ave.

Misha Xhorkaef

Edhe pse 6 vjet më i ri se Juri dhe shumë herë më pak i talentuar, ai “blihet” nga Interi në verën e vitit 1997, vetëm për nder të vëllait të tij, duke parë se edhe skuadra e Olimpik Ale, një klub jo i parezistueshëm në Ligën 2, nuk i kishte rinovuar kontratën. Pas parave që i garantoi kontrata me Interin, Fidelis Andria vendosi ta huazojë, më pas Fiorenzuola, ku gjithsesi nuk la asnjë shenjë. Misha do ta ndiqte vëllanë e tij edhe në eksperiencën post-Milano, te Kaizerslauteni, me modalitetin dhe përfundim të njëjtë si në Itali.

Digao

Fizik i gjatë dhe simpatik… E dalloje ngjashmërinë me Kakanë vetëm nga pamja e jashtme, sepse për të tjerët nuk mund të kishin qenë kurrsesi më të ndryshëm. Bartës i një klasi të pafundëm njëri, qendërmbrojtës i drunjtë tjetri… Milani e xhiroi për dy vite te Rimini, ku Digao u gjend në shoqëri shumë të mirë (Handanoviç, Matri, Rikiuti), por pas rikthimit te Milani, Karlo Ançeloti e spostoi menjëherë në cepat e errët të dhomave të zhveshjes dhe të tribunës (as në pankinë jo)…

 

Kjo si rrjedhojë e një paraqitjeje të tmerrshme në Kupën e Italisë kundër Katanias. Më pas, një dëmtim i rëndë në gju, i shoqëruar pas një transferimi te Standard Liezhi në Belgjikë, bëri që karriera e tij të mbyllej përfundimisht.

Maks Vieri

Në vitin 1996, Juventusi “peshkon” me të dyja duart te familja Vieri, duke blerë të dy djemtë e ish-juventinit Roberto “Bob”. Por, nëse Kristian, edhe pse duke luajtur vetëm një vit, do të hidhte në Torino bazat e një karriere prej “top player”-i me gola dhe paraqitje fantastike, vëllai i tij, Maks, do ta vishte bluzën bardhezi vetëm në disa faza përgatitore, duke u konfirmuar një sulmues i matur, por vetëm në rangun e Serisë B dhe C.

Ato që mbeten për t’u shënuar janë 6 prezencat e tij me Kombëtaren e Australisë dhe formimi i dyshes së sulmit me Edi Baxhon (vëllanë e Robertos), tek Ankona në vitin 2001.

Gabriel Burdiso

Roma shlyen nga Interi, në vitin 2010, Nikolas Burdison dhe për të mos rrezikuar asnjë pakënaqësi të mundshme të mbrojtësit, edhe vëllanë e tij Gabriel, në huazim nga ekipi argjentinas i Rozario Central dhe në Serinë A nuk do të mbahet mend, vetëm për 2 prezencat e vendosura. Aktualisht, luan me rezultate të mira te Leon, në Meksikë.

 

Çedrik Sedorf

Ka bërë praktikisht të njëjtën karrierë të vëllait Klarens: Real Madrid, Inter dhe Milan, me diferencën se maksimumi ai shihte yjet që të stërviteshin dhe zhvendosej sistematikisht në huazime dhe destinacione të “humbura”: Lenjano, Picigetone, Ostende, Kambur, Evian, Harlem, Monza, me rendimente edhe më të “humbura” sesa skuadrat që e mirëprisnin…

Serxho Zaneti

Vëllai i kapitenit legjendar të Interit, Havier. Në vitin 2000 zbarkon në Itali për të luajtur mes Serisë C dhe D, me Kremonezen dhe Verbanian. Edhe pse qëndroi në kontratë dhe në orbitën Inter për meritë të vëllait të tij, vetëm mes vitit 2011 dhe 2013 emri i tij nisi të lakohej realisht, pasi stërviti në kategorinë “Berretti” (përmbledh lojtarët e grupmoshës 15- 20 vjeç) të klubit të Interit. /PanoramaSport

Etiketa: DonarumaKakaMaradona


Ju sugjerojmë

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll
Sport

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll

10 Korrik, 2025 6:01 pm
Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s
Sport

Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s

10 Korrik, 2025 5:45 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
Sport

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

9 Korrik, 2025 6:00 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Para
Zbulohet letra e famshme e Tupac, tregon pse u nda nga Madonna

Zbulohet letra e famshme e Tupac, tregon pse u nda nga Madonna

E rëndë në Tiranë/25-vjeçarja pret damarët në gjendje të rëndë depresive

E rëndë në Tiranë/25-vjeçarja pret damarët në gjendje të rëndë depresive

Dënohet me 17 vite burg shqiptari që qëlloi 10 herë me thikë kunatën

Dënohet me 17 vite burg shqiptari që qëlloi 10 herë me thikë kunatën
















TE FUNDIT

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
11 Korrik, 2025

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy, është liruar nga paraburgimi në Zyrih, pak ditë pas arrestimit...

Lexo më shumë

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
11 Korrik, 2025

Teksa ndodhet në takimin me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama shkëmbeu batuta me kreun e Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja,...

Lexo më shumë

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
11 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
11 Korrik, 2025

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit Paris Prenga, një emër ky i njohur në botën kriminale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com