Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar në mbledhjen e fundit projekt-ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve, konkretisht asaj shqipe.
Ligji i ri parashikon të rregullojë mënyrën e inspektimit, përzgjedhjen e inspektorëve dhe penalitet (gjobat) në rastet kur nuk zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe.
Të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, sipas nenit 22, parashikohet të gjobiten me 4 deri në 5 mijë euro për personat juridike dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit.
Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkrurimi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje. /Opinion.al