Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia, vend që do shqiptarë që flasin shqip, por mendojnë maqedonisht

2017/06/01 at 7:07 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Maqedonia, vend që do shqiptarë që flasin shqip, por mendojnë maqedonisht

Kim Mehmeti


Pas votimit të qeverisë së re të drejtuar  nga LSDM’ja, Maqedonia u shkëput nga gjysma maqedonase e regjimit të deridjeshëm antishqiptar DPMNE-BDI.

Por siç duket,  jo edhe nga rrugaçëria dhe banditizmi partiak shqiptar, që deri dje, i shkërbeu si mbulesë antishqiptarisë së qarqeve policore e politike të VMRO-DPMNE’së. Andaj duket se  edhe drejtuesit e sotëm të Maqedonisë, duan të sundojnë sipas  mendësisë se shqiptari i korruptuar është i mirë për pushtetin, ndërkaq shqiptari i nënshtruar i dobishëm për shtetin. Edhe atë vetëm pse shqiptarin e korruptuar e kontrollon sunduesi maqedonas, ndërkaq shqiptarin e nënshtruar, e ndrydhë dhe e shtrydhë banditi partiak shqiptar!

Po pra, Maqedonia tani ka qeveri të re, por shumëçka paralajmëron se edhe e nesërmja, shqiptarëve të këtushëm, do u ofrojë po atë që e jetonin deri dje: të jenë pushtetarë pa shtet dhe të pëlqyerit e faktorit ndërkombëtarë – si komunitet ‘proevropian’  që e flijon vetveten, për ta mbrojtur shtetin!? E me çka Maqedonia i mundësohet ta blejë shumë lirë të ardhmen e shqiptarëve të këtushëm, duke i avancuar ata në këste si ‘qytetarë‘, por duke i shpërfillur e asgjësuar si shqiptarë.   Pra, Maqedonia do vazhdojë të drejtohet sipas logjikës së ndërtuesve të saj të natyrshëm – maqedonasve dhe ‘armiqve’ të saj të përjetshëm – shqiptarëve.

Maqedonia pra do vazhdojë të drejtohet sipas mendësisë se shqiptarëve u bie në hise përgjegjësia dhe garantimi i stabilitetit të shtetit, e maqedonasve sundimi dhe vjelja e tij. Po, Maqedonia e sotme ka qeveri të re. Por siç duket, edhe kjo qeveri është e ‘paketuar’ sipas mendësisë së vjetër, apo sipas logjikës të sunduesit maqedonas dhe vasalëve shqiptarë. Që do të thotë se këtij shteti edhe më tej do i duhen burrështetas të kontrolluar dhe qytetarë të nënshtruar shqiptarë. Diçka që Maqedonisë mund t’ia sigurojnë vetëm partiakët hajdutë e të korruptuar shqiptarë dhe banditët e pakontrolluar të partive shqiptare. Banditë partiakë shqiptarë, të cilët nuk i kap ligji, përderisa ata e dëmtojnë shqiptarinë, përderisa e kriminalizojnë shoqërinë e këtushme shqiptare dhe përderisa janë  bartës të rolit kryesorë në filmin: ‘Vetëm shqiptari, ia hanë kokën shqiptarit!”

Dhe kush nuk e besoi këtë le të shëtitë nëpër vendbanimet shqiptare dhe le të sheh se cilët janë të fortit e ‘mëhallëve’ të atjeshme. Si dhe le të sheh se cilët janë shumica e votuesve të LSDM’së maqedonase, me çka do e kuptojë se shqiptari bëhet më ‘shka se shkau’ kryesisht atëherë kur ndonjë  ‘sasho’ i DPMNE’së, apo ndonjë ‘verushevski’ i LSDM’së, i ofron atij siguri, edhe atëherë kur merret me hajni! Po pra, Maqedonia e sotme është shkëputur nga pjesa maqedonase e regjimit më shkatërrimtar e më  antishqiptar që ka pasur ndonjëherë gjer më tani ky vend, nga regjimi DPMNE-BDI, por siç duket, jo edhe nga mendësia se, sa më të ulët e ka politikani shqiptarë moralin, aq më të butë duhet ta ketë kolltukun e pushtetarit.  Gjë të cilën në njëfarë mënyre e dëshmon  pjesa shqiptare e qeverisë së re të LSDM’së, e kësaj qeverie që ngjan në ‘kazan’ të mbushur  me mbeturinat politike shqiptare, që duhen recilkluar për përdorim të mëtejmë. 

E ku bëjnë pjesë qeveritarë të deridjeshëm të BDI’së dhe disa nga ‘bashkuesit’ e deridjeshëm të opozitës shqiptare, ‘opozitarë’ që të shajnë me të gjallë e të vdekur,  që të shpallin ‘qafir’, ‘malok’ e kopil, vetëm pse u thua: o të sëmurë për pushtet, shituni ku të doni e kujt të doni, por mos e përbuzni popullin tuaj duke ia dëshmuar palës maqedonas se s’ka shqiptar që nuk shitet, por ka sundues maqedonas që atë nuk donë ta blejë! Dhe pas gjithë kësaj që u tha më lart, shtrohet pyetja: çka duhet bërë shqiptarët e Maqedonisë?

Artikullshkruesi nuk pretendon se i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve, por sa për vete, ndjehet mburrshëm kur i dëgjon fjalimet e deputetëve të Lëvizjes Besa. Fjalime dhe veprime politike që ia shtojnë  besimin se politikës së shqiptarëve të Maqedonisë, i kthehet mençuria dhe ndershmëria. Dhe pa marrë parasysh se çka thuhet për këtë Lëvizje, autori i këtij teksti e pranon se gjithmonë do jetë përkrahë të mençurve dhe të ndershmëve, si dhe kundër  injorancës dhe banditizmit partiak, që e çoi popullin e këtushëm shqiptar  ta humb besimin në vetveten.

Autori i këtij teksti gjithashtu e shpalos edhe bastin e vet publik se, nëse Maqedonia nuk hekë dorë nga mendësia përbuzëse ndaj shqiptarisë, atëherë ajo është duke e ecur dhjetëvjeçarin e saj të fundit. Ecje që do varet edhe nga rritja e numrit të shqiptarëve të Maqedonisë, që do flasin shqip, por do mendojnë maqedonisht! Pra që do varet sa do jetë i suksesshëm projekti i LSDM’së për prodhimin e  shqiptarëve me mendësi ‘qytetare’, por që do votojnë për partitë maqedonase. Edhe atë në këtë Maqedoni ku – siç tregojnë gjitha anketat – mund të gjesh maqedonas që do votonin për ndonjë parti rome, turke apo serbe, por as një të vetëm, që do mbështeste ndonjë parti ‘armike’ shqiptare! Pra në këtë Maqedoni e cila thuajse e synon të pamundurën: që shqiptarët e këtushëm të mos ëndërrojnë shqip, por maqedonisht! Synim që e mbështesin edhe disa qarqe zyrtare në Tiranë e Prishtinë, ku heroizohen shqiptarët që flasin  shqip, e mendojnë maqedonisht, por demonizohen ata që thonë: më shumë se sa Maqedonisë, i besojmë shqiptarisë dhe Zotit!

 

Etiketa: maqedonia. flasin shqipmendojne maqedonisht


Ju sugjerojmë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
Bota

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 Gusht, 2025 9:32 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro
Sport

Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro

26 Gusht, 2025 9:01 pm
Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
Bota

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

26 Gusht, 2025 8:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
Bota

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

26 Gusht, 2025 7:34 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

26 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Mori pjesë në fushatë, kallëzohet në Prokurori dhe shkarkohet regjistruesi i pasurive në Shkodër

Mori pjesë në fushatë, kallëzohet në Prokurori dhe shkarkohet regjistruesi i pasurive në Shkodër

Ilir Beqja i kërkoi Ramës të mos shkonte sportiv në darkën e iftarit

Rama zbulon detaje nga marrëveshja me Bashën

Wikileaks zbulon sulmet kibernetike të krijuara nga CIA!

Wikileaks zbulon sulmet kibernetike të krijuara nga CIA!
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com