Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka thirrur për bisedë urgjente ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
Në komunikatën e MPJ-së thuhet se shkak janë “deklaratat ofenduese të shpeshta dhe komentet nga persona zyrtarë të Republikës së Shqipërisë drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.
“Në takim është diskutuar mbi deklaratat e Kryetarit të Qeverisë Rama dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Bushati për dykombësi. Sipas ministrisë së Jashtme, këto janë ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është ofendim dhe diskriminim drejt maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.