Nga Mr.Sc Flakron BEXHETI
Ngjarjet e fundit politike në Maqedoni, që kulmuan nga publikimi i “bombave” që kanë të bëjnë me publikimin e përgjimeve të paligjshme të opozitës maqedonase, ndyshuan ambijentin politik dhe jo vetëm. Është hera e parë që Maqedonia po përjeton një dridhje të thellë të sistemit juridik dhe politik, pas publikimit të “bombave” të cilët treguan anën e errët të politikbërjes së pushtetit, që vunë në pah format e zbatimit diktatorial të udhëheqjes së shtetit nga ana e VMRO dhe BDI. Ngjarjet e fundit politike, alarmuan faktorin ndërkombëtar si dhe domozdoshmërinë e tyre për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemit, duke e nuhatur ndjeshmërinë e procesit, duke patur përgjegjësi për pozitën gjeopolitike të vendit si dhe rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.
Kur jemi te integrimi i vendit në strukturat e euroatlantike, aq më tepër kur Maqedonia është vend kandidat për antarësim në BE, paraqitet një paradoks kolektiv dhe një pyetje nga vetë qytetarët se si është e mundur në një vend kandidat në BE , veprimin politik ka ndërtoj në bazë të këqpërdorimeve të pushtetit si dhe përfshirjen e elitës udhëheqësë në një korrupcion masiv, në krim të organizuar në falsifikim zgjedhor, dhe deri në një degratim aq të madh të opozitës, mediave, gjygjësorit dhe institucioneve themelore sic është qeveria, parlamenti dhe presidenca?
Mentaliteti politik i Maqedonisë gjithmonë ka qenë prodhim i krizave, herë që kanë të bëjnë me politikën e brendshme me përmasa etnik, siç ishte lufta e 2001, e cila kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit, duke vazhduar me problemet e politikës së jashtme, rasti tani më i njohur me Greqinë dhe konteksti I historik i emrit e deri tek e fundit nënshkrimi i Marrëveshjes së Përzhinos. Të gjitha këto marrëveshje janë nënshkruar në formë të konzensusit politik, po asnjëherë nuk janë implementuar në atë formë për të ecur vendin në rrugën e duhur të integrimit.
Të gjithë këto tentativa janë bërë në emër të një tëndence për të hapur mundësinë që vendi sa më shpejtë të integrohet në BE dhe NATO, por në fakt politika aktuale siç duket ka qenë pengesa kryesore për ti integruar qytetarët e saj në familjen e bashkuar Europiane. Nacionalizmi maqedonas, ka qenë një pretekst i palogjikshëm për të hapur hendekun aq të madh me vetë fqinjët e sajë, duke filluar me Greqinë, Bullgarinë etj dhe në mënyrë autonome për të bllokuar vetë mundësitë e integrimit. Ngecja e vendit në BE dhe Nato, nuk është rezultat i vullnetit të qytetarëve por ka qenë pjesë e stratëgjisë së pushtetit për të kontrolluar, pushtetin popullin, për të bëre keqpërdorime financiare, dhe gjithmonë duke e përdorur alibinë se Greqia na qenka bllokuesi kryesor i integrimit të vendit në BE dhe NATO.
Integrimi vendit në BE dhe NATO, gjithmonë në Maqedoni ka qenë shpresa e vetme dhe e përbashkët e qytetarëve të saj. Ky integrim paraqet një shpëtim para se gjithash ekonomike dhe social të qytetarëve të saj, që po përballen me një varfëri të skajshme, që në një mënyrë forcon format e pushtetit për ti kontrolluar qytetarët e saj. Nëqoftë se Maqedonia do integrohej në NATO, ashtu siç është rasti i Shqipërisë, ky shtet që gjithmonë është nën lëkundje të ngjarjeve politike si ato etnike por edhe qytetare, njëherë e përgjithmonë do bëhej një shtet i sigurtë ku shtetet tjera do ta kenin si distinim për ti ndihmuar të zhvillohet ekonomikisht dhe politikish.
Në qoftëse i referohemi shteteve fqinjë në rrugën e integrimit dhe sukseseve të tyre, qytetarët e Maqedonisë kanë një arësye më tepër për tu demoralizuar nga elita politike në maqedoni të cilët me vetëdijen e tyre e kanë izoluar vendin nga mekanizmat ndërkombëtar duke zbatuar politika destruktive që kanë të bëjnë më korrupcion masiv- kolektiv, falsifikim zgjedhor, partizim të administratës, hakmarrje politike, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, kontrollë mbi mediat dhe sektorin civil. Sot shtetet, fqinjë të Maqedonisë pa përjashtim kanë shënuar rezultate evidente në sferën e integrimit. Shqipëria është anëtare e barabartë e NATO-s dhe eshte përkrah super fuqive botorore dhe po jep kontributin e saj në rruajten e paqës botërore, nga lufta kundrejt terrorizmit e dhe tentativave te Rusisë që mundohet të bëj një pakt tjetër kundër aleancës së Nato-s. Kosova, poashtu kohëve te fundit po shënon një porosporitet në rrugën e integrimit.
Nënshkrimi i Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit, nënshkrimi i Marrëveshjes për liberalizimin e vizave, pranimi në organizata ndërkombëtare sic ishte ai i UEFA dhe FIFA janë vetëm disa tregues se Kosova po ec në rrugën e duhur, për tju afruar edhe më shumë strukturave të BE dhe NATO-s dhe për ta formalizuar ende më tepër pavarësinë e sajë në nivel ndërkombëtar. Mali I Zi sot është poashtu anëtare e NATO-s falë angazhimit dhe orientimit perëndimor të qytetarëve të saj dhe elitës politike të cilët hoqën dorë nga mbështetja financiare e Rusisë duke u bërë pjesë e aleancës veriatlantike dhe duke refuzuar ndërtimin e nje baze ushtarake nga Rusia në Mal të Zi. Nëse bëjmë krahasimin e Maqedonisë me Sërbinë, kjo e fundit arriti që të shkëputet nga miqësia historike me Rusinë duke përgaditur strategjine dhe mentalitetin e populates se integrimi në BE dhe NATO është më I rëndësishëm për aspektin e demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik dhe idologjik perëndimor.
Ndryshimi I elitës politike në Maqedoni sa është i nevojshëm është po aq i domosdoshëm në raport me perspektivat euro integruese. Në mnëyre urgjente klasa politike duhet të tregojë gadishmëri për koncenzus dhe kompromis dhe ta tejkalojë vetëhten në raport me te gjitha çështjet e hapura si ato të brendshme dhe të jashtme. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, mundësia e ndryshimeve kushtetuese të cilat da t’i plotësonin kërkesat e shqiptarëve, mundësia e zgjedhjes së problemit me emrin me Greqinë, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinos janë sfidat e palëkundura që politika aktuale ose partitë tjera që d vinë në pushtet ne mënyrë urgjente duhet te gjej kapacitete që sa më shpejt ti zgjedh.
Integrimi i vendit ne BE dhe NATO ka ngelur shqetësim i çdo qytetari në RM, respektivisht shpresa për një të ardhme më të mirë si në aspektin individual por edhe kolektiv si në ate etnik dhe qytetar. Sot Maqedonia, nuk ka asnjëfar strategjie për punësimin rinisë ngase te gjithë potencialin e ka shfrytezuar duke e ngarkuar administratën shtetërore, duke e partizuar ate, duke I shndërruar vetëm në një trup votues. Shpresa e vetme e qytetarëve bazohet në integrimin e vendit ku do hapej shume rrugë edhe për forcimin e sektorit privat, mundësive për investime të huaja, ndihmesave të ndryshme të politikave të BE si në bujqësi, blegtori, industi dhe në resure tjera që do e përmisonin standardin e qytetarëve të RM.
Andaj konstatimi i përgjithshëm është se Maqedonia ka bërë hapa mbrapa në integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike duke iu ngulfatur shpresën qytetarëve të saj për një të ardhme më të mirë ekonomike dhe politike.
*Autori është anëtarë i Kryesisë Qëndrore të LR-PDSH