Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia ndryshe nga Shqipëria, anulon HEC-et në Mavrovë

2017/01/26 at 1:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bora mbulon zonën turistike të Mavrovës

Maqedonia po bën atë që Shqipëria nuk arriti dot të bënte me HEC-et që do të ndërtohen në Valbonë, duke mos arritur dot të anulonte tërësisht kontratat (në total 14, ndërsa pritet të zbatohen 3 prej tyre).

Maqedonia sjell shembullin e një ‘lufte mjedisore’ që ka nisur në vitin 2011 dhe që tashmë duket se ka përfunduar me tërheqjen nga ndërtimi të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Institucioni ka njoftuar zyrtarisht se ka anuluar ndërtimin e hidrocentralit Boškov në Parkun Kombëtar të Mavrovës, në Maqedoni.

Në 2011, vlera e këtij projekti u raportua në 84 milionë euro.

Organizata Ekologjike Eko-svest, së bashku me ekspertë të ekologjisë, dhe aktivistë e kanë kundërshtuar që në fillim ndërtimin e këtyre Hec-eve.

Argumentimi i tyre ishte se parku duhet të ruante natyrën e tij dhe jo të bëhej qendër për projektet e mëdha infrastrukturore.

Mavrova është parku më i madh natyror në Maqedoni dhe një nga vendstrehimet për rrëqebullin

“Ne jemi shumë të kënaqur që BERZH njohu shqetësimin tonë dhe që kuptoi rëndësinë që ka ruajtja e habitatit natyror për këtë kafshë të rrallë, e cila do të shkatërrohej me ndërtimin e kësaj vepre”, thanë aktivistët e Eko-svest.

Kapaciteti i HEC-it do të ishte 70 MW dhe do të gjeneronte rreth 118 GWh.

BERZH-i, nga studimet, kishte vlerësuar se ndërtimi nuk do të kishte ndikim të ndjeshëm në mjedisin dhe në biodiversitetin e Mavrovës. Banka do të financonte 65 milionë euro, ndërsa 18 milionë euro do të financoheshin nga kompania shtetërore ELEM. Në total, qeveria e Maqedonisë kishte parashikuar të ndërtonte dy HEC-e të mëdha dhe 15 të vogla në Mavrov.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Maqedonisë anuloi licencën për ndërtimet në Boškov, duke argumentuar se do të kishte ndikim në mjedis. Pas kësaj, aktivistët i kërkuan BERZH-it që të tërhiqej nga financimi.

Ky është shembulli i ngjashëm me atë që kërkonte të bënte qeveria shqiptare në Valbonë me ndërtimin e 14 HEC-eve. Por, ndryshe nga Maqedonia, beteja nuk u fitua e gjitha.

Ju sugjerojmë

Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
Para
Foto/ Qetësohuni! Scarlett Johansson nuk është ndarë… ja prova

Foto/ Qetësohuni! Scarlett Johansson nuk është ndarë... ja prova

Video/ Blushi ‘kthehet’ bindshëm në Parlament. Lë Ramën pa fjalë për Balilin dhe Rroshin

Blushi: Nëse Serbia merr Veriun, Kosova bashkohet me Shqipërinë

Video/ Donald Trump pro torturimit të terroristëve: “Duhet të luftojmë zjarrin me zjarr!”

Video/ Donald Trump pro torturimit të terroristëve: “Duhet të luftojmë zjarrin me zjarr!”

TE FUNDIT

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
13 Korrik, 2025

Është një mrekulli e natyrës në jug të vendit tonë. Vjosa që tashmë është park kombëtar, ndërsa një pjesë e...

Lexo më shumë

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Korrik, 2025

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident rrugor, në të cilin humbi...

Lexo më shumë

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
13 Korrik, 2025

Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të korrikut. Pushues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com