Republika e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës.
Mediat maqedonase, shkruajnë se qeveria në mbledhjen e sotme, me propozim të komisionit të formuar nga Ministria e Ekonomisë ka dërguar vendimin për të shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës, me një afat prej 30 ditësh.
“Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore. Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO. Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend”, tha Kreshnik Bekteshi.
Ai ka shtuar se nuk janë miratuar masa restriktive të cilat do të ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve.
“Masa restriktive nuk do të ketë, për momentin as nuk janë parashikuar”, u shpreh ministri Bekteshi./Opinion.al