Maqedonia e Veriut ka shënuar një rekord të ri të infektuarish me COVID-19 pasi autoritetet raportuan 1128 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit vendi shënoi edhe 12 humbje jete duke e çuar totalin në 1096 që prej fillimit të pandemisë.
Në total numri i të infektuave ka shkuar në 37.499, prej të cilëve 22.835 janë shëruar.
Prej disa javësh edhe Maqedonia e Veriut, si pjesa tjetër e rajonit, ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve./ Opinion.al