Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit 46 raste të reja dhe 15 viktima nga koronavirusi.
Bëhet me dije se numri i viktimave nuk ka ndryshuar nga një ditë më parë, teksa sot janë 4 raste më pak se dje.
Gjithashtu nga autoritetet shëndetësore njoftohet se 89 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 së fundmi.
Në total në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar nga fillimi i pandemisë 154 mijë e 982 rastë me COVID-19, 2 mijë e 981 prej të cilave aktive, 5 mijë e 280 viktima si dhe 146 mijë e 721 të shëruar./Opinion.al