Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 12 persona të sëmurë me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat në disa raste kanë patur të sëmundje shoqëruese. Ato janë regjistruar në Shkup, Shtip, Tetovë, Strugë, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.
Nga 868 testimeve të realizuara në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 132 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.
Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur jetën.
Aktualisht janë 2484 raste aktive me Covid-19. /Opinion.al