Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

2021/12/24 at 9:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten, më 24 dhjetor, rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit.


Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë. Pasi ka shfaqur simptoma të virusit, ai është testuar dhe më këtë rast është detektuar varianti Omicron.

Testi është bërë në një klinikë private në Shkup.

Pacienti i prekur nga varianti Omicron më parë ka qenë i sëmurë me COVID-19, në janar të këtij viti, por si rast që nuk ka shfaqur simptoma. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, i njëjti ka qenë edhe i vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer.

“Testi është bërë në spitalin privat ‘Zhan Mitrev’ në Shkup, te një burrë i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. Për momentin, pacienti ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpinë e tij”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas mjekëve specialistë, të infektuarit me variantin Omicron nuk kanë një pasqyrë të rëndë klinike, por për shkak të përhapjes së shpejt të infeksionit, ka mundësi që spitalet të mbingarkohen dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të përballet me fluks të madh të pacientëve.

“Të gjitha indikacionet relevante dhe të pavarura sugjerojnë se Omicroni ka simptoma shumë më të lehta dhe shanset për të përfunduar në spital janë rreth 80 për qind më të ulëta se varianti aktualisht dominues, Delta. Nuk ka nevojë për panik”, ka deklaruar mjeku specialit, Niko Beqarovski.

Përkundër paraqitjes së rastit të parë me variantin Omicron, nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka njoftime për vendosjen e kufizimeve të reja. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se diçka duhet bërë, sidomos për festat e ardhshme kur ka grupime dhe festa të mëdha.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Venko Filipçe, të enjten tha se gjendja epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe madje me tendencë të përmirësimit të mëtejmë.

Kjo ka bërë që disa shtete të lehtësojnë masat e lëvizjes në vendet e tyre për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar rreth 220,000 persona, prej tyre rreth 7,800 e kanë humbur jetën ndërsa raste aktive janë rreth 8,000.

Nga vendet e rajonit Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë regjistruar rastet e para me variantin Omicron./ REL



Ju sugjerojmë

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

27 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:37 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:36 am
Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
Para
Publikimi i pagave, Berisha: Pasojë në biznese dhe familje, do ketë edhe divorce

Publikimi i pagave, Berisha: Pasojë në biznese dhe familje, do ketë edhe divorce

Berisha thumbon Bashën nga selia blu: Ai është njeriu i karrigeve, unë i pasionit

Publikimi i të dhënave, Berisha: Do të jepja dorëheqjen nëse do më ndodhte mua

Berisha: Basha u takua me Ballën dhe Veliajn në një darkë sekrete
















TE FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani po kërkon një zgjidhje diplomatike për tensionet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 27 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
27 Janar, 2026

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 27 janar 2026

Horoskopi, 7 shtator 2023
27 Janar, 2026

Dashi – Ju nuk besoni t’i bëni gjërat me gjysmë zemre, dhe sigurisht që nuk besoni në mediokritet. Ju keni një...

Lexo më shumë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com