Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 1621 testime që janë bërë, janë regjistruar 138 raste të reja me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë 7 persona.
ISHP-ja ka regjistruar 144 pacientë të shëruar, prej të cilëve numër më të madh në Shkup – 105.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 10.891, numri i të shëruarve në 6,698, kurse i viktimave 493.
Për momnetin shënohen 3700 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 103.938 testime./ Opinion.al