Mqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet për qeveerisjen vendore. Për shkak të situatës Covid, këto zgjedhje po zhvillohen nën një protokoll të posaçëm, ku votuesit dhe anëtarët e trupave zgjedhore duhet të mbajnë maska dhe të dezinfektojnë duart.
Ndërkohë risi në këto zgjedhje është votimi përmes identifikimit biometrik.
Gjatë ditës së sotme ka votuar edhe Zv.Kryeministri Artan Grubi. “Ne shprehëm bindjen tonë politike për qeverisjen lokale në Çair dhe në Shkup. Ju ftoj tē gjithëve që të shfrytëzoni të drejtën e votës në të gjitha komunat tona. Fushata ishte e jashtëzakonshme, ju faleminderoj shumë për pjesëmarrjen dhe përkrahjen, ndërsa sot presim dhe respektojmë vlerësimin tuaj”, shkruan Grubi në rrjetet sociale./Opinion.al