Rajoni

Maqedonia e Veriut ndalon 45 migrantë afër kufirit me Serbinë


               Publikuar në : 17:00 - 22/08/19 |
el ida

Policia në Maqedoninë e Veriut deklaroi se ka ndaluar 45 migrantë në një furgon afër kufirit me Serbinë, si dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit, nën dyshimin e kontrabandimit.

The Associated Press tha se 42 migrantë janë pakistanezë, dy afganë dhe një sirian. Ata janë parë duke u larguar nga furgoni afër kufirit.

Besohet se migrantët kanë hyrë në këtë shtet ilegalisht nga Greqia dhe kanë paguar kontrabanduesit për t’i dërguar në Serbi, që më pas të kalojnë kufirin për të arritur në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

Policia ka thënë se këta persona janë dërguar në një kamp në Gjevgjeli, në pritje të dëbimit në Greqi. Zyrtarët policorë po ashtu cilësuan se kanë ndaluar 10,017 migrantë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet në gjysmën e parë të këtij viti./Opinion.al

Pas