Rajoni

Maqedonia e Veriut dëbon një diplomat rus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 18/05/21 |
Opi Nion

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se ka dëbuar një diplomat rus.

Një vendim i tillë sipas arsyetimit të ministrisë ka ardhur në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati mund – në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim – të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafi diplomatik i misionit është persona ‘non grata’ [i padëshirueshëm] ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshirueshëm”.

“Shteti që ka bërë akreditimin do të vendosë ta tërheqë personin në fjalë ose do të konstatojë përfundimin e funksionit të tij”, thotë neni 9 i Konventës së Vjenës.

Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin. Nërkohë që sipas mediave, arsyeja për shpalljen e tij person ‘non grata’ ka të bëjë me veprime që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj, që shërben në një vend mikpritës.

Pas