Kryesore

Maqedonia e Veriut/ 159 raste në 1733 testime, 6 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 22/08/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1733 testime dhe janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19.

Klan Macedonia raporton se sot ISHP-ja ka regjistruar 75 pacientë të shëruar kryesisht në Shkup, Kërçovë dhe Gostivar.

Sic njoftojnë autoritetet e shëndetësisë 6 persona kanë ndërruar jetë, për katër pacientë nga Shkupi të moshës 77, 80, 85 dhe 86 vjecare, një 61 vjecar nga Gostivari dhe një 76 vjecar nga Shtipi.

Në spitalet e vendit po trajtohen 291 pacientë, ndërsa sic njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë 36 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe në terapi intensive./Opinion.al

 

 

Pas