Vrasja që ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës në fshatin Gërçec të Shkupit ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri, shkruajnë mediat maqedonase.
Sipas mediave maqedonase Zeirja Latifi Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe vëllai i tij Abdurahim me nofkën Moni. Policia po ashtu dyshon se ka edhe një person të tretë të implikuar në vrasje.
Ata rreth orës 11 të mërkurën kanë vrarë Nebush Nuishin nip i të njohurit famëkeq Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezanin ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau.
Sipas mediave maqedonase vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk është e njohur.
Kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet për raste të tilla.