Kryeparlamentari i Maqedonisë, shqiptari Talat Xhaferi ende nuk ka kontroll të plotë mbi punët e këtij institucioni.
Deputeti i VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev mori fjalën në foltore pa lejen e Xhaferit, shkruan “Lajm”. Pas disa paralajmërimeve, Xhaferi thirri sigurimin për t’a larguar deputetin nga foltorja, por sigurimi nuk e zbatoi këtë urdhër.
Në foltore dolën edhe disa deputetë të tjerë të partisë së Nikolla Gruevksit, dhe kjo e detyroi Xhaferin të japë një pauzë 10 minutëshe për seancën.