Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni, opozita kundër ndryshimeve kushtetuese

2018/11/04 at 4:16 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Maqedoni, opozita kundër ndryshimeve kushtetuese

Është fjala pikërisht për ish-ministrin e Drejtësisë, Mihajlo Manevski, një ndër protagonistët e megaskandalit të përgjimeve që nxori sheshit brishtësinë e institucioneve të sistemit, apo thënë më mirë atë që në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian u cilësua si shtet i kapur. Në shkrimin autorial për portalin Republika të afërt me VMRO-DPMNE-në, Manevski  akuzon kryeministrin, duke e cilësuar si ‘kryetradhtar’, për atë që ai e quan, fshirje të vendimeve të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë(ASNOM), nga koha e Luftës së Dytë Botërore.


Mospërmendja e këtyre vendimeve në Preambulën e Kushtetutës, sipas Manevskit, i gropos për jetë të jetëve vendimet shtetformuese të këtij parlamenti të luftës, për shkak se, thotë ai, Proklamata e KAÇKM-së nuk është akt juridik: “Maqedonia po shpërfytyrohet dhe popullit maqedonas po reduktohet në qytetarë të shtetit pa rrënjë. Këtë po e bën tradhtari Zoran Zaev dhe klika rreth tij, Nikola Dimitrov e Radmila Shekerinska, nën drejtimin e plotë të frontmenit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili mban në dorë flakadanin për shpërbërjen e Maqedonisë dhe për zbatueshmërinë e plotë të Platformës së Tiranës”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë duke kundërshtuar përfshirjen në Preambulë edhe të Marrëveshjes së Ohrit për të cilën pretendon se nuk mund të jetë element i konstituimit të Maqedonisë: “Kjo domethënë se themel i Maqedonisë së Veriut, shtetit më të ri të botës, është Marrëveshja Kornizë e Ohrit”, nënvizon Manevski për të përfunduar se “Maqedonia po vdes në shekullin XXI’ dhe gjithë këtë ia mvesh asaj që ai e quan ‘qeveri kapitulluese e korruptuar, marrëveshje kapitullimi dhe amendamente kapitullimi”.

Po cilat ishin argumentet e kryeministrit Zoran Zaev për mospërmendjen e vendimeve të KAÇKM-së dhe përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në Premabulën e Kushtetutës së Maqedonisë?

“Për pjesën e KAÇKM-së, përqendrohet në Proklamatën e KAÇKM-së, në vend se në vendimet e KAÇKM-së. Pse? Për shkak se do të shkaktonte probleme të caktuara nëse mbeteshin në kohëra të caktuara të mundshme në bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Përse është kjo kështu? Një pjesë e vendimeve të KAÇKM-së thonë ‘maqedonas nga Greqia dhe Bulklgaria – bashkohuni!’ Kjo nuk është miqësi! Proklamata nuk e ka këtë pjesë dhe për këtë arsye përfundimisht përqendrohemi në Proklamatën e KAÇKM-së që absolutisht flet për unitetin në shtet, që flet për demokracinë, për shtetformësinë e shtetit, për lirinë, për të drejtat e njeriut e të ngjashme dhe kjo është një qasje e ndershme për ndërtimin e miqësisë. Fundja, qëllimi i Marrëveshjes me Greqinë është vendosja e miqësisë së qëndrueshme me fqiun tonë jugor – Republikën e Greqisë”, vlerësoi kreu i Qeverisë në Shkup.

Ndërkaq, për arsyet e përfshirjes së marrëveshjes së Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë, më 2001, Zaev tha se me këtë pranohet një realitet: “Marrëveshja Kornizë e Ohrit deri tash është inkorporuar tërësisht në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, kurse rasti dhe argumentimi që u dha gjatë gjithë këtij debati me deputetët dhe këtu në Qeveri, ishte se kur po hapet Kushtetuta, është e udhës të inkorporohet edhe titulli ‘Marrëveshja Kornizë e Ohrit’ si element konstituiv, sepse kjo është pjesë e Kushtetutës sonë dhe prandaj në fund vendosëm që të mbetet”, shpjegoi të premten kryeministri Zoran Zaev duke arsyetuar projekt-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, si rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Sidoqoftë, duket se debati për projekt-amendamentet nuk ka për t’u zhvilluar vetëm në Parlament. Në kampin shqiptar po bëhen gjithnjë e më të zëshëm – zërat që në Kushtetutë  shqiptarët të përmenden me emër e jo me shifra – 20 për qind.

Tv Klan

 

Etiketa: KUndermaqedoniNdryshimet kushtetueseopozita


Ju sugjerojmë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

8 Qershor, 2026 12:32 pm
Para
Përplasja me armë në ish-Bllok/ Zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës

Përplasja me armë në ish-Bllok/ Zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës

Afron sfida me Interin, rriten shpresat për rikthimin e Messit

Afron sfida me Interin, rriten shpresat për rikthimin e Messit

Deputeti i PD-së publikon fotot ku hahet dhe piqet mish në klase

Deputeti i PD-së publikon fotot ku hahet dhe piqet mish në klase
















TE FUNDIT

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
8 Qershor, 2026

Nga Arianit Shehu Për më shumë se 25 vite kam pasur privilegjin të drejtoj programe të financuara nga Qeveria Amerikane...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin...

Lexo më shumë

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e...

Lexo më shumë

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
8 Qershor, 2026

Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}