Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 254 raste të reja me koronavirus, nga 2160 teste të kryera.
Në total, numri i të infektuarve është 99,285. Po ashtu, në vend janë regjistruar edhe 16 raste fatale e 151 persona të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, bilanci i viktimave është 3,063./ Opinion.al