Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Drejtori i shkollës vjedh dokumentat natën, shkeljet e tjera

2022/07/12 at 9:25 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Maqedoni/ Drejtori i shkollës vjedh dokumentat natën, shkeljet e tjera

“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e Shuto Orizares për drejtorin e shkollës 9-vjeçare “26 Korriku”, Driton Ganiu. Sipas kësaj Komune, Ganiu është emëruar në shkelje pasi është vëllai i kryetarit të Komunës Çair, anëtar i partisë së Ali Ahmetit, që ka pushtetin aktualisht. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e ka emëruar këtë drejtor në shkelje në një kohë që kompetencat për emërimin i ka komuna. Këtë e pranon Kryetari i komunës Shuto Orizare. Në mandatin e parë, Driton Ganiun e emëroi komuna, por në të dytin e shkarkuan për mungesë të licensës së drejtorit dhe gjuhës angleze.


Kurto Dudush, Kryetar i Komunës Shuto Orizare: Në RMV emërimet dhe shkarkimet për drejtorët e shkollave fillore bëhen nga ana e kryetarit. Në këtë situatë, unë jam në mandatin e dytë si kryetari i komunës së Shuto Orizares. Në mandatin tim të parë, emëruam drejtor të shkollës Driton Ganiun, mirëpo me marrjen e madatit të dytë ispektuam dhe gjetëm disa mangësi apo dhe lëshimet të cilat i kemi bërë pa vetëdije. Vërtetuam që drejtorit të shkollës i ka skaduar dhe licenca për ushtrimin e detyrës së drejtorit. Menjëherë pas shqyrtimit, ngritëm iniciativën për shkarkimin e tij dhe emërimin e një drejtori të ri në këtë shkollë. Direkt pas një muaji, pasi ne kishim emëruar drejtorin e ri në këtë shkollë, u përfshi Ministria e Arsimit në këtë ngjarje dhe për arsye ende të paqarta dhe të pasinqerta që ende nuk i kuptoj se në çfarë faze dhe mbi çfarë ligji u ndërlikua e gjithë situata. Jemi para faktit të emërtimit të një drejtori të ri të kësaj shkolle nga Ministria e Arsimit, personalisht nga vetë Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Për këtë fakt, ne i jemi drejturuar Inspektoriatit të Arsimit dhe Gjykatës Administrative dhe së shpejti shpresojmë për një përgjigje pozitive sepse sipas meje, e gjithë kjo situatë është e paligjshme nga ana e Ministrisë së Arsimit, personalisht nga vetë Ministri i Arsimit Shaqiri.

”Stop” ka siguruar një video, ku ish-drejtori Ganiu ka hyrë në shkollë në orën 9 të darkës me disa persona të tjerë dhe ka marrë nga shkolla materiale dhe dokumenta.

Problematika e parë me këtë drejtor të kësaj shkolle është emërimi. Në mënyrë absurde, emërimi i drejtorit nuk është bërë nga kjo komunë ashtu siç është dhe ligji në Maqedoninë e Veriut, por është bërë drejtpërdrejtë me firmën e Ministrit të Arsimit. Sipas pretendimeve, një procedurë në shkelje.

Denoncuesi: Ky drejtor quhet Driton Ganiu. Më pyetët se pse posacërisht ky duhet të jetë drejtues i kësaj shkolle, ne mendojmë se është vëllai i Visar Ganiut, kryetarit të komunës së Qairit. Njëkohësisht, të partisë së BDI-së, të cilët janë në pushtet qëndror. Pra, ministri me presion të vazhdueshëm u mundua dhe emërtojë posacërisht këtë drejtor në komunën e Shuto Orizares sepse në komunën që ai nuk mundet që vallai i tij, Driton Ganiu  ta emërojë në shkollat fillore të Qairit sepse ajo quhet familjarizëm.

Gazetari: Je emëruar direkt nga Ministri i Arsimit, kjo është shkresa?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, kjo është ajo, vendimi.

Gazetari: Vendimi! Direkt nga Ministria e Arsimit je emëruar?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po!

Gazetari: Jo nga komuna?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Jo!

Në këtë shkollë ka edhe abuzime të tjera. SipasKomunës, rreth 400 mijë euro figurojnë në dokumenta për ndërtimin e një objekti, por kjo vetëm në letër. Vetë drejtori, Driton Ganiu, nuk ia kishte idenë se çfarë ishin këto dokumenta por pranoi se firma ishte e tij. Skandali vazhdon pasi komuna ka dokumenta që provojnë se shkolla ka paguar kreditë personale të mësuesve me fondet e shkollës, ndërsa mësuesit pastaj ia japin paratë kesh drejtorit.

Gazetari: Ndërtim objekti thotë dhe është diku tek 400 mijë euro dhe nuk është bërë objekt, thonë.

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: 400 mijë euro? Nuk e kuptoj vëlla, as nuk e di, ç’ka ka e ç’ka s’ka. Është një objekt ndërtimi, godina 25, bruto 37, nuk kanë asnjë lidhje.

Gazetari: Po këtu te koka çfarë shkruan, se nuk kuptoj maqedonisht?

Dr.i shkollës, Driton Ganiu: Kjo është adresa.

Gazetari: Adresa e shkollës është?

Dr. i shkollës,Driton Ganiu: Po! Këto janë gjëra, që unë as nuk i di, ç’ka është, nuk ka lidhje me shkollën asnjë sen.

Gazetari: Kush ka firmosur?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Ky është nënshkrimi jem, po!

Gazetari: Na është thënë, që është paguar nga fondi i shkollës, kreditë personale të mësuesve.

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Kreditë personale të mësuesve?!

Gazetari: Të disa mësuesve. Është pak absurd se.., se s’ka lidhje, janë bërë ca pagesa, që thotë përmbarues, mësuese.

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Kjo është, se jam tu e pa këtu, kjo është e përmbaruesit, që i marrin paret. Ku me i pagujt këto?

Gazetari: Po janë kredi, që i kanë marrë personale mësuesit, apo është një kredi, që ka marrë shkolla edhe..?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Jo, nuk funksionon shkolla ashtu.

Gazetari: Epo si është paguar kredia, p.sh e një mësuesi, që është kredia personale e tij..?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: E marr vesh. A kupton? Merr një shumë të caktuar, 5 mijë euro..

Gazetari: Do blej shtëpi, do blej një makinë..!

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, ti nëse nuk e paguan…

Gazetari: Shkolla ka dalë si garant, si garanci?

Dr.i shkollës, Driton Ganiu: Jo, shkolla nuk del garant.

Gazetari: Po si e ka paguar shkolla?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: E paguan, nëse ai e bën kontratën, një pjesë e rrogës i shkon direkt kredisë.

Gazetari: Ka bërë marrëveshje, që p.sh merr 500 euro rrogë p.sh ai, 100 euro i kalon kredisë?

Dr. i shkollës,Driton Ganiu: Përshembull ky përmbarues ka 5 apo 6.

Gazetari: Kështu funksionon?

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, kështu!

Gazetari: Është fikse?

Financierja e shkollës, Shkup: Është fikse.

Gazetari: Po kjo e kredive lejohet këtu, që shkolla t’ia paguajë një pjesë të kredive mësuesve?

Financierja e shkollës, Shkup: Po me ligj, e merr përmbaruesi.

Gazetari: Një pjesë të rrogës..

Financierja e shkollës, Shkup: Një pjesë e rrogës e merr me qëllim, që banka sigurohet, se kredimarrësi do t’ia kthejë lekët.

Gazetari: Si tip garancie?

Financierja e shkollës, Shkup: Po, tip garancie.

Dr.i shkollës,Driton Ganiu: Ai nëse e le punën nesër, ose del prej këtu, ne nuk jemi asnjë obligim me të. Ne jemi, derisa është marrëdhënia e punës./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Insektet kthehen problem për sezonin veror

Insektet kthehen problem për sezonin veror

Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”

“Sanksione për Rusinë”, Biden: Jemi të gatshëm të shkojmë më tej

Çfarë do të ndodhë pas vendimit për abortin nga Gjykata e Lartë në SHBA?
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com