Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjola kërkoi ndihmë, PD: Rama e shantazhoi në telefon “Turp të kesh”

2020/09/10 at 1:53 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Manjola kërkoi ndihmë, PD: Rama e shantazhoi në telefon “Turp të kesh”

Partia Demokratike ka publikuar sot një intervistë me Manjola  Cakoni, gruaja që humbi nga tërmeti burrin dhe vajzën, ndërsa ka mbetur tashmë e vetme me djalin Alesio. (Kujtojmë se pas ngjarjes, Alesio pati një takim me Ronaldon dhe Gigi Buffon).


Në këtë intervistë, publikuar nga PD,  Cakoni ka treguar se ka marr një telefonatë nga Kryeministria, ku dikush që i është prezantuar se ishte Edi Rama i  është drejtuar me fjalët: Turp të kesh.

Kjo sepse, dy ditë më parë Alesio dhe Manjola gjatë një interviste televizive ishin shprehur se nuk kishin marr mbështetje nga shteti, sikurse ju ishte premtuar.

Deklarata e Partisë Demokratike

U përpoqa dje të sjell në vëmendjen e shqiptarëve kalvarin e një historie të trishtë të familjes Cakoni. Është familja që u kthye në simbol të propagandës së Ramës gjatë tragjedisë së Thumanës në tërmetin e nëntorit. Simbol, edhe pse me humbjen e tyre u ngrit një kalvar propagande e Ramës që u shfrytëzua pa asnjë kufij.

Tragjedia e kësaj familjeje e humbjes së jetëve, e humbjes së banesës dhe pamundësisë, po vijon me një tragjedi të dytë. Është ajo e braktisjes së indiferencës nga autoritetet por edhe më shumë. Pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë.

Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shoën televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi.

U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë.

Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të lërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën.

E vërteta e tyre i shembi dhe i shkërmoqi plotësisht propagandën duke i treguar shqiptarëve të vërtetën mes ekranit dhe realitetit. Pasditen e ditës së intervistimit të tyre, kur nënë e birë kërkonin veçse të drejtën legjitime, ata patën një ngarkesë emocionale. Po ngarkesës së tyre emocionale, presionit të plotë që nuk ishin mësuar do t’i shtohej dhe një tjetër ngarkesë e rëndë dhe tronditje.

Bëhet fjalë për një telefonatë të rëndë, një telefonatë goditëse, kërcënuese, një akt poshtërues.

Nëna e Alesios, Manjola duke qenë se kishte jetuar një tronditje të thellë atë ditë, ka përfunduar në serum. Ishte një goditje gati me rrezik për jetën, sepse del në media, tregon të vërtetën dhe jo vetëm kaq. Nën presionin e shumëfishtë  përfundon me serume dhe gjatë gjendjes së saj të rënduar psikologjike, ditën e nesërme, ajo rrëfen për një tronditje më të madhe, një tronditje goditëse dhe kërcënuese për të.

Ditën e nesërme të intervistës së saj, ditën kur ajo ishte ende nën shok dhe traumë nga gjendja shëndetësore, por jo vetëm kaq dhe ju do ta shihni pse, unë e takova Manjolën. Takova Manjolën, qëndrova orë me të dhe ajo më dha një dëshmi tronditëse në momentet e saj më shokante dhe të traumatizuara, një dëshmi të cilën vlen t’ia tregojmë shqiptarëve, sepse vetëm veshi i tyre bëri që kjo grua të mbrohej dhe të mund të mbrohet në vijim. Dhe unë dua dhe duhet të dëgjojmë dëshminë e saj ashtu siç e dëgjova me veshët e mi.

 

Dëshmia e Manjola Cakonit në bisedë me Grida Dumën:

“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”

 

Vazhdon deklarata e ish-deputetes Grida Duma:

Ju dëgjuat një dëshmi që po të ishit aty prezent me orë edhe orë të shikonit dramën e kësaj familje e cila nuk ka humbur vetëm bashkëshortin në rastin e Manjolës edhe vajzën 15 vjeçare por më shumë nga familja Cakoni, do të ishit dëshmitarë se çfarë ndodh në këto raste trishtimi. Se si sytë e një nëne nuk kanë frikë vetëm nga presioni, nuk kanë frikë vetëm nga goditja, por kanë frikë t’i përgjigjen nevojës për zgjidhje nga sytë e fëmijëve të vetë, nga sytë e Alesios në atë moment.

Kjo është ajo që pashë unë në sytë e Manjolës që kërkonte zgjidhje që kërkonte mbrojtje. Por shqiptarët besoj dhe shpresoj që te kjo dëshmi të dëgjojnë dhe të dëshmojnë gjendjen që degdisen me të pa mundurit nga kryeministri i tyre deri në kërcënim, Edi Rama. Bazuar në dëshminë e kësaj nëne, ka kryer në fakt një akt kriminal, poshtërimit kërcënues.

Kjo familje nënë e birë janë në fakt simboli, jo simboli vetëm i të pa mundurve po simboli i atyre që e kërkojnë të drejtën dhe e gjejnë forcën për të drejtën e vet dhe për këtë arsye e meritojnë për shkak të fatkeqësisë, e meritojnë për shkak të forcës që kanë gjetur për të dhënë dëshminë, për të dhënë të vërtetën nga e para tek e fundit si një mjet i cili duhet ngritur në mbrojtje të vetvetes dhe të fëmijëve.

Sot, kjo familje jo vetëm meriton mbrojtje, jo vetëm meriton pensionin e duhur por meriton solidaritetin dhe forcën e të gjithë atyre që e kuptojnë se çfarë ndodh në këtë vend nëse të vërtetat nuk shfaqen dhe nuk kuptohen ashtu siç janë. Faleminderit!

 



Ju sugjerojmë

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
Kronikë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

3 Shkurt, 2026 8:15 pm
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse
Bota

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

3 Shkurt, 2026 6:56 pm
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Para
Rama në Malësinë e Madhe: Me Saliun bëni mitingje, me ne punën

Rama në Malësinë e Madhe: Me Saliun bëni mitingje, me ne punën

DASH: Korrupsioni, pengesë e zhvillimit ekonomik në Kosovë

DASH: Korrupsioni, pengesë e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Liderja e opozitës bjelloruse thotë se u kërcënua me jetë nga autoritetet

Liderja e opozitës bjelloruse thotë se u kërcënua me jetë nga autoritetet
















TE FUNDIT

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
3 Shkurt, 2026

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth...

Lexo më shumë

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
3 Shkurt, 2026

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka hequr mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein nga faqja e tij e internetit,...

Lexo më shumë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD...

Lexo më shumë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
3 Shkurt, 2026

I akuzuar i SPAK si vrasës me pagesë, Henrik Hoxha, të cilit ju hoq statusi i të penduarit gjatë hetimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com