Një pikë në intervistën e Ministri të Drejtësisë Ylli Manjani në Opinon, ishte ajo e burgjeve dhe emërimi i stafeve, në baza partiake.
“Kam dhënë urdhër për kriteret e emërimit të punonjësve të stafit të burgjeve. Janë kritere teknike. Unë nuk mbaj llogari për çfarë është bërë para se të vija unë. Unë kam refuzuar ta pranoj që kudo ku unë firmos, të merrem me histori letrash partish a ndërhyrje deputetësh.
Nuk jemi aty për bamirësi politike, për të ndërtuar skema punësimi, që pika ju rëntë atyre që mendojnë se do krijojnë skema votash e punësimi nëpër burgje. Unë refuzoj ta pranoj! Sa të jem unë Ministër Drejtësie, nëse ai atje është një barrkderr, sigurisht që do iki nga puna. Unë hyj te ata njerëz që bësojnë te shteti.
Është formimi im. Nuk kompromentoj veten time. Partinë e dua fort, por e dua më fort nëse i shërbej ligjit. Ndaj I kam nxjerrë ato urdhërat se kam vënë re që ka një vakum ligjor. Nuk ka as PS as LSI në komisariatet e policisë. Nuka ka ky është i PS, ky është i LSI. Kjo është një ekonomi tregu e qelbur. Refuzoj ta pranoj”.