Aktualitet

Manjani paralajmëron: së shpejti amnisti,shkak mbipopullimi i burgjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 01/12/15 |
b.f

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se ka nisur procedurat për amnisti, që do të përfshijnë krimet e lehta, gratë si dhe të miturit.

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare ai tha se “Amnistia është një procedurë që bëhet me ligj edhe Presidenti ushtron të drejtën e faljes. Kam proceduar për hir të vërtetës një procedurë amnistie, të shikojmë se si do ta implementojmë. Por më përpara do të më duhet të marr mendimet e kolegëve ministra që kanë një rol të drejtpërdrejtë në këtë histori, pastaj mendoj se do jemi në një qëndrim më të pjekur”.

Në krimet e lehta zakonisht përfshihen dënime deri në 5 apo shtatë vjet heqje lirie. Një pjesë e mirë e të burgosurve në Shqipëri janë pikërisht të kësaj kategorie, Numri një i Drejtësisë tha se kostoja e një të burgosuri në vendin tonë është 800 euro në muaj, ndërsa foli edhe për mbipopullimin e burgjeve. Manjani ka paralajmëruar se ligji për dekriminalizimin do të prekë edhe punonjësit e burgjeve. Ai tha se nëse vërtetohet se dikush ka qenë i dënuar, ai do të shkarkohet menjëherë nga puna.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas