Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është duke zhvilluar një takim me përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe grupe të interesit, lidhur me Reformën në Drejtësi.
Në fjalën e tij të shkurtër, Manjani u shpreh ndër të tjera se e gjithë kjo gjendje nuk duhet t’i shfokusojë gjyqtarët nga puna, ndërsa ka shtuar se nuk duhen futur të gjithë në një thes.
“Duhet te jemi të shqetësuar për korrupsionin, por ju lutem të mos i fusim të gjithë në një thes”, ka pohuar Manjani.
Takimi i sotëm do të diskutojë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat janë dorëzuar zyrtarisht dje, nga Ambasadori Amerikan.