Te Fundit

Manjani në Opinion: Parlamentarizmi është degjeneruar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 11/09/15 |
b.f

TIRANË- “Dekriminalizimi, kë duhet të përzëmë nga Parlamenti?”. Kjo ishte tema e së enjtes në emisionin Opnion të televizionit Klan. Drejtuesi i LSI dhe njëherësh zv.ministër i Transporteve, Ylli Manjani foli me tone të ashpra duke thënë hapur se parlamentarizmi ka degjeneruar.

Sipas tij, për shkak të politikës së degjeneruar ka degjeneruar edhe Parlamenti, duke mos përjashtuar as LSI nga partitë e degjeneruara.

“Parlamentarizmi ka degjeneruar për shkak të partive të degjeneruara, nuk përjashtoj as LSI-në. Shkak janë partitë e mbyllura”. Kështu tha ndër të tjera nga studio e ‘Opinon’, Ylli Manjani i LSI-së.

Debati është përqendruar kryesisht tek drafti për dekriminalizimin dhe shkaqet që çuan në këtë situatë. Të dyja palët politike të përfaqësuar; përkatësisht e majta nga Olta Xhaçka e Ylli Manjani dhe e djathta nga Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, akuzuan njëra-tjetrën për deputetë të përfshirë në afera korruptive apo me të shkuar  kriminale. Të ftuar ishin edhe analistët Andrea Stefani dhe Andi Bushati.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas