TIRANE- Tre gjykata nuk i kanë punët mirë, por ajo e Vlorës është në drejtim të paditur. Kështu është shprehur sot ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Ju bëj thirrje veçanërisht gjykatës së Vlorës që ka dale jashte drejtimit. Jam betuar se nuk do të toleroj asnjë fenomen dhe problematikë. Asnjë tolerancë nga ana ime për cilin do gjykates qe del ne drejtim te paditur. Inspektim të veçantë tek kjo gjykate. Jane mijera ha toka të grabitura ne bregdet dhe gjykatat heshtin. Nuk ka qeverisje te mire pa drejtesi. Nuk kam fuqi te ndryshoj vendimin e asnje gjykatesi apo prokurori”, tha ministri.
Ai iu bëri thirrje gjyqtarëve të distancohen nga kolegët që nuk zbatojnë ligjin. “Politika ka dakortësi për berjen e vlerësimit tuaj. Gjykata Administrative i jep vetës te drejtë të bejë edhe Qeverinë. Nuk zbatohen vendimet unifikuese të Gjykates se Larte. Nuk ka shtet pa gjykata, dhe kete rol duam t’ju japim. Nderhyjne deri ne vleresimin e nepunesve nga punedhenesi. Vendimet e gjykatave duhet te drejtonin qeverisjen dhe jo e kunderta” u shpreh Tahiri.