TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëron fortunë në zyrat e Regjistrimit të Pasurisë. Në fakt e kishte thënë edhe Rama, por ministri i ri sot ka folur konkretisht gjatë një takimi me kryeregjistruesit në të gjithë vendin. “Nëse vërtetë do të konstatoja që në Zyrat Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ndahen tituj, sigurisht të pamerituara, ju siguroj me bindje që për sa kohë të jem në këtë pozicion nuk kam për të lënë njeri, me çdo mjet, që të shërbejë në ZRPP”.
Më tej ai tha: “Kemi një godinë tjetër, nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, që është 313, këtu afër, kemi shërbim me çelësa në dorë. Mos mendoni se unë e kam fytyrën më të pastër nëse ZRPP akuzohet. Jo, akuzohem edhe unë bashkë me ju”, u shpreh Manjani.