TIRANË- Ylli Manjani është në pritje të dekretit të Nishanit për të hyrë në zyrën e ministrit të Drejtësisë. Sakaq gazetarët tashmë i drejtohen si ministër. Duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, ku ka takuar kryeparlamentarin Meta, Ylli Manjani u shpreh se “po punojmë për të marrë nisma shumë të forta antikorrupsion”. Sakaq i pyetur për kritikat e herëpashershme që i ka bërë Ramës, tha se “jemi në krah dhe ne një axhendë agresive reformash, jemi në mes të punës dhe kemi shumë punë për të bërë”.